Profesori dhe analisti politik i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj, ka kritikuar ndërkombëtarët për shkak të kritikave të këtyre të fundit që po ia bëjnë Kosovës në raport me veriun dhe Serbinë.
Maxharraj thotë se ndërkombëtarët po i tregojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se çka guxon të ndërmarr, ndërsa shton se Serbia e kallë krejt Kosovën dhe nuk i reagon askush.
“Kryeministrin Kurti po e vëjnë në shënjestër për shkak të situatës e cila tashmë e një kohë është e tensionuar në veriun e Kosovës, mirëpo këtë situatë e ka tensionu Serbia të cilës nuk po guxojnë ndërkombëtarët t’ia thonë asnjë fjalë”, thotë Maxharraj.
Ai pyet se a është kjo drejtësia e ndërkombëtarëve?
“Pse reaguar ashpër për shpalljen e grupeve si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut si terroriste nga Qeveria e Kosovës? Këto organizata e kanë rrezikuar sovranitetin e Kosovës por edhe rajonin e më gjerë, kurse ndërkombëtarët po i ndjekin shqiptarët”, thotë ai.
Maxharraj përsëri vazhdon të pyes, se pse duhet pëlqimi i ndërkombëtarëve kur është në pyetje mbrojtja e sovranitetit të Kosovës?
“Pse Kosovën po e njollosin sipas vlerësimeve anakronike të rrejshme e të dëmshme të emisarëve, ndërmjetësuesve në dialog si Josep Borrel, Mirosllav Lajçak si dy pro serb dhe antishqiptar për të cilët ka zëra të fuqishëm edhe brenda BE-së e me gjerë që të largohen nga dialogu si të njëanshme, këtë e vërtetojnë me raportimet e tyre të rrejshme gjatë procesit të dialogut”, thotë ai.
Sipas tij, me Lajçakun e Borrelin dhe me qëllimet e trillimet e tyre po arrijnë të bindin BE se Kosova nuk po bën asgjë, prandaj shton se Kosova është dënua gabimisht e poshtërisht nga BE pas këtyre raporteve.
“Kjo është poshtërsi sui generis, jo vetëm e këtyre ditëve por edhe më gjatë ndërshekuj kur Kosova shahej, vritej, copëtohej nga vet Evropa. Po të ishte gjallë Atë Gjergj Fishta do të ua jepte epitetin më të meritueshëm BE-së, siç e quante ai si “kurva plakë”. Kjo do të thotë se Evropa nuk ka ndryshuar aspak qasjen e sa idioteske ndaj shqiptarëve edhe pas një shekulli”, përfundon profesori.