‘Kërcënimi’ i Simiqit, vjen paralajmërimi për Kosovën: Kujdes nga këto shantazhe të Serbisë!

Politika

‘Kërcënimi’ i Simiqit, vjen paralajmërimi për Kosovën: Kujdes nga këto shantazhe të Serbisë!

Nga: A.M. Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:39
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në një intervistë për media ka ‘kërcënuar’ me mospjesëmarrje në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, pa u plotësuar disa kushte.

“Pa plotësuar kushtet që na i kanë vënë qytetarët, nuk mund të diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”, tha Simiq.

Opinionisti Skënder Zogaj për “Bota sot” komentoi se këtë deklaratë të Simiqit, duke thënë se bazuar në këtë shteti serb e ka arritur qëllimin për krijimin e trazirave në Kosovë.

“Serbia aktualisht është në pozitë komode, sepse e ka arritur qëllimin e saj politik e diplomatik, sepse me trazirat e mëhershme e ka asgjësuar përpjekjen e Kosovës për ta integruar dhe insitucionalizuar veriun në legjislacionin e vendit. Ky ka qenë objektivi i Serbisë dhe, përpjeka kosovare është e dështuar: duhen zgjedhjet e reja! Këtë e thonë decidivisht ndërkombëtarët, dhe këtë po e shohim edhe vet, komunat nuk funksionojnë! Pra, nuk ka rrugë tjetër, duhen zgjedhjet e reja”, deklaroi ai.

Sipas tij, zgjedhjet do të bëhen për t’i tërhequr serbët nga veriu, kësisoj edhe Simiq po i kundërshton ato.

Image
Opinionisti Skënder Zogaj

“Në këtë stad të gjendjes reale, zgjedhjet bëhen për t’i tërhequr serbët! Dhe Simiqi ka deklaruar ate që serbët tashmë e kanë të fituar prandaj kushtëzojnë - "Pa plotësimin e kushteve nuk mund të flasim për zgjedhje në veri"”, theksoi opinionisti.

 Ndër të tjera, Zogaj kërkoi nga Kosova që t’i injoroj deklaratat provokuese të Simiqit, pasi po tenton të bëjë shantazhe për t’i ikur paqes.

“Lista serbe si mekanizëm i Beogradit do të bëjë margatin, por Kosova nuk duhet të merret me thashethemet dhe provokimet e ca injorantëve të LS, si Simiqi e të tjerët rreth tij, por duhet të mobilizohet për zgjedhjet e reja dhe t'i mbajë sipas standardeve më të mira demokratike, duke angazhuar fuqishëm faktorin ndërkombëtar që të shoh dhe bindet se serbët kanë tendenca të tjera dhe se, qëllimi i tyre është mbajtja nën tension e kësaj pjese të Kosovës! Dihet se Serbia është kundër zgjidhjes së konfliktit në mënyrë paqësore, prandaj bën shantazhe, të cilat Kosova duhet t'u ikën me mençuri, sepse, Serbisë aktuale i ka ardhur fundi dhe shumë shpejt ka për të qenë Pashalluku i Beogradit”, përfundoi Skënder Zogaj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat