Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës të shpallen sa më shpejt, në mënyrë “që t’i jepet fund krizës aktuale”.
Në një përgjigje, një zyrtar i BE-së ka bërë të ditur se BE-ja mbetet e shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës dhe vazhdon të bëjë thirrje për deeskalimin e menjëhershëm nga të dyja palët.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.
Ai u shpreh se qëndrimet e BE-së duhet të merren të mirëqena dhe se ajo kaq mund të bëjë.
“Qëndrimin e UE'së parimisht duhet kuptuar si qëllim të mirë për zgjidhjen e çështjes Kosovë - Serbi, dhe duhet t'i mirëkuptojmë edhe kufizimet e saja në këtë drejtim, qoftë për shkak të rregullimit të saj të brendshëm strukturorë qoftë për shkak të gjeopolitikës aktuale.
Thënë shkurt: për momentin kaq UE mundet dhe kaq bënë”, u shpreh ai.
Më tej, Tali thotw se Vuçiqi dwshiron ta destabilizojw situatwn nw veri pwrswri duke gjetur lloj - lloj argumentesh.
“U pa edhe me mos pranimin e "Marrëveshjes së Ohrit" nga ana e Vuçiqit. Pas gjithë atyre kërcënimeve në fund heshtën. Ndonëse, ç’ është e vërteta, ja dhanë disa ndëshkime të vogla sw bashku me disa qortime. Dhe me aq përfundoi gjithë ajo zhurmë për të ashtuquajturin "Planin franko- gjerman".
Sa i përket situatës në komunat veriore, ajo varet nga qëllimet e kësaj Serbie. Vuçiçi nëse do e destabilizon përsëri duke gjetur lloj lloj argumentesh.
Biles, gjykuar nga disa deklarata dhe kërkesa që i kanë bërë tashmë disa udhëheqës serbë, ku mes tjerash kërkuan si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve krijimin e Asociacionit, unë nuk kisha për t'u habitur fare nëse nga shtatori fillojnë me tesnionim përsëri, duke protestuar pareshtur ose pse jo edhe me bllokime të rrugëve”, përfundoi Driton Tali për “Bota sot”.