Analisti zbulon skenarin e Serbisë, ja çfarë po fshihet pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës!

Politika

Analisti zbulon skenarin e Serbisë, ja çfarë po fshihet pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës!

Nga: M.Haziri Më: 27 gusht 2023 Në ora: 22:05
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kanë filluar sërish dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, kësaj radhe dhanë dorëheqje disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Këto dorëheqje thuhet se kanë ardhur në ndikim nga Beogradi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se këto dorëheqje kanë ardhur nga presioni i madh që policët kanë nga Serbia.

Sipas tij, Serbia po përgatit skenarin që serbët e Kosovës të mos jenë pjesë e institucioneve dhe para faktorit ndërkombëtar t’i paraqes këto si presione per përndjekje të qytetarëve serbe.

Image
Nexhat Haziri

Dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, në veçanti nga policia e Kosovës vijnë si rezultat i presionit nga Beogradi, me anë të së cilës Serbia po përgadit skenarin e saj , që serbët e Kosovës të mos jenë pjesë e institucioneve dhe para faktorit ndërkombëtar t’i paraqes këto si presione per përndjekje të qytetarëve serbe, dhe kështu që ta realizoj aktin e saj final siç është kerkesa e Serbisë për një autonomi të gjerë politike e territoriale për serbët në veri. Dhe për fat të keq këtij skenari ogurzi, nuk është duke iu përgjigjur Kosova me masat apo politikat parandaluese, e që do të ishin bashkëpunimi dhe kordinimi i afërt me aleatët tanë politik e strategjik, mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme lokale në katër komunat e veriut të vendit sa më shpejtë dhe fillimi i përgaditjes së statutit për Asociacionin e Komunave me Shuumicë serbe konformë ligjeve dhe kushtetutës së Kosovë, një gjë të tillë po e përkrah dhe po e kërkon edhe faktori ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Më tej, ai theksoi që Kosova duhet të bëjë hapa konkret në këtë drejtim në mënyrë që të parandaloj çfarëdo skenari nga Beogradi.

“Pra Kosova duhet të bëjë hapa konkret në këtë drejtim në mënyrë që të parandaloj çfarëdo skenari nga Beogradi për autonomi politike e teritoriale në veri të vendit tonë, që do të hapte mundësin për shkuptje dhe ndarje të Kosovës në vija etnike, për ta defunksionalizuar si shtet e që është edhe vet qëllimi i Serbisë”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat