Presidenti francez dje tha se do të rishikojë liberalizimni e vizave për Kosovën.
“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi.
Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.
Ish-ambsadorja Alma Lama në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Franca dhe Gjemrania janë zotuar për Kosovën, andaj çdo sjellje e Qeverisë së Kosovës që do të tensiononte situatën do të jetë në kundërshtim me këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/August/30/auto_Alma-Lama-3-11693376160.jpg)
Sipas saj, nga tani Kosova duhet të implemtojë marrëveshjen e Ohrit sepse siç po duket vjeshta do të jetë vendimtare.
“Presidenti Macron ishte shumë i qartë në deklaratën e tij, që Franca dhe Gjermania kanë marrë zotime për Kosovën përballë shteteve të tjera të BE-së në raport me liberalizimin e vizave dhe çdo sjellje e Qeverisë së Kosovës që do të tensiononte situatën apo që do të bëhej në kundërshtim me këshillat e partnerëve ndërkombëtare do të rrezikonte procesin e liberalizmit si dhe ndihmën ekonomike dhe diplomatike për Kosovën.
Kambanat bien për ata që kanë veshë.
Tani pritet nga Kosova të veprojë në mënyrë konstruktive, të implementojë marrëveshjen e Ohrit. Duket se vjeshta do të jetë faza vendimtare, dhe deklarata e presidentit të Francës në këtë fazë është paralajmërim i fuqishëm dhe mesazh i BE-së”, përmbylli ajo.