Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se po ndjek një politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar.
Ku sipas tij, demokracia perëndimore po e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike e organizatat po e përjashtojnë atë.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Nexhat Haziri.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/05/auto_auto_nexhat_haziri16462165571693925036.jpg)
Ai u shpreh se opozita mund të kritikojë qeverinë aktuale pasiqë sipas tij diplomacia e jashtme ka vende për kritika.
“Është deklaratë reale nga ish-kryediplomati kosvar z. Enver Hoxhaj. Pse nuk po i takojka kësaj opozite të flas apo ta kritikojë diplomacinë e dështuar të Kosovës që dy vitee gjysmë në qeverinë e kryeministrit Kurti. Kosova asnjëherë nuk ka pasur diplomaci më të dobët se që ka tani. Për këto dy vite sa njohje patëm, sa takime bilaterale ka kryediplomatja jonë me homolgët e saj, sa në cilat organizata ndërkombëtare u antarësua Kosova për këto dy vitë e gjysmë të mandati të qeverisë Kurti 2. cili është niveli i përfaqësimit diplomatik i Kosovës në arenën ndërkombëtare, vendi është nën sanksione nga BE-ja”, u shpreh ai.
Më tej, analisti thekson që diplomacia e jashtme duhet të jetë më aktive pasiqe për këtë arsyje edhe Hoxhaj ka kritikat e tij.
“Si po i kundervihet diplomacia e Kosovës ofenzives diplomatike të Serbisë për ç'njohje dhe pengim të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës. e të tjera. Dhe kur t'i analizosh të gjitha këto një nga një, rezultati del negativ dhe mbi këtë bazë ish-kryediplomati Hoxhaj ka të drejtë në kritikat e tij adresuar diplomacisë së Kosovës”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.