Sot në Bruksel pritet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Takim ky që do të zhvillohet në Bruksel.
Por pritshmëritë për këtë takim nuk janë të mëdha, duke e ditur se Serbia është ajo e cila nuk i përmbahet marrëveshjeve.
Analisti Binak Maxharraj ka thënë se në Bruksel do të diksohet për një marrëveshje e cila është inekzistente, Marrëveshja e Ohrit, që sipas Maxharrajt ajo nuk është as e nënshkruar e as duke u zbtuar.
“Sot në Bruksel nisë takimi midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë neofashistit Aleksandër Vuçiq. Sot ata janë thirr nga kryelojtarët e lojes së “djallit” Borell dhe Lajçak, pa e ditë as vetë ata se pse i kanë ftuar palët në takim. Thuhet se janë thirr për arrijtjen e ndonjë marrëveshje të mundshme anipse për 12 vitet këtë nuk e arritën.
Në takimin e sotëm po flitet se do të diskutohet për Marrëveshjen e fundit të Brukselit dhe Ohrit e bazuar në Planin Franko-Gjerman. Por, a e dini se Marrëveshja e fundit e Ohrit nuk ekziston, është inekzistente, është e pavlerë ndërkombëtarisht të cilën se pranon asnjë juridikson në botë sepse si e tillë nuk eksiton. Kjo marrëveshje në të cilën thirren Borell e Lajçak por edhe Escobar nuk ekziston e nënshkruar nga palët, por edhe nuk ka garanci të nënshkruar nga askush, pos me fjalë të thata që juridikisht nuk kanë vlerë.
Është një marrëveshje ndërkombëtarisht e pa pranueshme, është marrëveshje inekzistente, nuk ka vlerë, nuk ka bazë juridike është në kundërshtim me juridiksionin ndërkombetar, sepse çdo marrëveshje ndërkombëtare e ka bazamentin e vetë që vërtetohet me nënshkrimin e palëve dhe të garantuesve. E, kjo marrëveshja e Ohrit nuk e ka asnjërn prej tyre. Të gjithë i kanë ikë nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga Borell, Escobar, Lajçak dhe Vuçiq i cili si papagal për çdo ditë deklaron, fatkeqësisht të vërtetën, se për Marrëveshja e Ohrit nuk ekziston dhe se nuk e realizon”, thotë ai.
Ai shpreh habinë se si Borrell e Lajpak patën guxim të thërrasin në takim Kosovën e Serbinë për të diksutuar për një marrëveshje që nuk ekziston.
Më tej, thotë se gjitha këto që po ndodhin, po i shkojnë përshtati vetëm Vuçiqit.
Pra, është shumë e çuditshme sepse BE/SHBA ia lejojnë vetes të bëjnë marrëveshje “ndërkombëtare” inekzistente, e aq më keq si është e mundur që kryelojtarët e dialogut Borell e Lajçak mundën të thërrasin takimin e palëve për të diskutuar për një marrëveshje e cila de jure nuk ekziston.
Krejt këto trumbulenca i shkojnë përshati vetëm Vuçiqit të cilat fortë mirë po i menaxhon me ndihmën e Borellit dhe Lajçak proserb”, shprehet ai.
Analisti deklaron se Vuçiqi edhe në këtë takim do të kuaj kartën e Asociacionit për ta bërë në Serbska Republikë në Kosovë, por këtë gjë nuk e lejon Albin Kurti.
"Por, në këtë takim në mungesë të Marrëveshjes së Ohrit si inekzistente Vuçiq do të mundohet të luaj me kartën e Asociacionit sepse mu për këtë ai e prolongon dialogun për vite. Albini nuk guxon të shkelë në këtë kurth të Vuçiqit sepse Asociacioni është thyerje e integritetit të Kosovës duke ia futur Kosovës edhe një “Serpska Republika” si ajo e Dodikut në Bosnje që as BE e as SHBA s’po kanë qfarë ti bëjnë.
Prandaj “Zajednica” është si nyeja e Gordit apo si Thembra e Akilit e cila nuk guxon të kaloi pa njohjen e Kosovës nga Serbia dhe pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë. Ky duhet të jetë kushti kryesor, vija e kuqe përtej së cilës nuk guxon të kalohet, sepse po që se ndodhë, e nuk guxon të ndodhë, Kosovën e mori dreqi.
Por një gjë është e qartë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, e as qe do ta heqë atë nga Kushtetuta e saj ne këto rrethana në të cilat gjendet, nga një anë e përqafuar fuqishëm nga Rusia e nga ana tjetër nga nacionalizmi ekstrem fashizoid në Serbi. Prandaj, ky është rrethi vicioz në të cilën po sillet Serbia ku brenda këtij rrethi i ka futë edhe ndërkombëtaret. Për të dalë nga ky rreth vicuoz serb së pari duhet që vetë ndërkombëtarët të dalin nga aty duke mos i dhënë përkëdhelje dhe përqafime false Vuçiqit”, përfundoi ai për “Bota sot”.