Analisti nga Amerika, Binak Maxharrj ka kritikuar ashpër opozitën për të cilën ka thënë se nuk bënë për shtetin veç për shkatërrimin e qeverisë me të njëjtat kërkesa sikur ato të Serbisë.
Andaj, Maxharraj këtë përmend thënien e famshme të ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, cili thoshte, “Ju faleminderit që doni Amerikën, por ju nuk e doni vendin e juaj”.
“Donald Lu ishte ambasador i Amerikës në Shqipëri gjatë viteve 2015-2018. Ishte i pa kompromis në luftimin e korrupsionit, të cilin e njihnin edhe si njeriu i cili ndiqte ”peshqit e mëdhenj” të korruptuar sidomos ata në nivelet e larta të pushtetit ishte tmerr për ta. Donald Lu ka mbetur i njohur me thënien e tij kur e pyeten për shqiptaret ai pa një pa dy tha: “Ju faleminderit që doni Amerikën, por ju nuk e doni vendin e juaj” Ky konstatim i ish-ambasadorit Donald Lu është i vërtetë sepse ai ka vërejtur se kush vjen në pushtet si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë punon “kundër vendit të vetë”, sepse të gjithë ia mësyjnë hajnisë dhe plaçkitjes së shtetit ku numri i milionerëve është shtuar pas luftës. Kjo vlen edhe për opozitën e sotme në Kosovë e cila asgjë nuk bënë për shtetin veç për shkatërrimin e qeverisë së saj me të njëjtat kërkesa sikur ato te Serbisë ndaj qeverisë së Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij, kjo opozitë i ka sjellë vetëm dëme vendit, që nga ideja për korrigjimin e kufijve, pastaj edhe çështja e Liqenit të Ujamanit e deri te Çakorri që iu dha Malit ët Zi.
“Ishte sintangmë dikur kur flitej për ndarjen e Kosovës, apo po e bëjmë korrigjimin e kufijve, thoshin duhet me u pajtua me Serbinë ani pse na ka vra e pre deri edhe fëmijët në djep, apo duhet Serbisë me dhanë diçka për me u pajtua me të ani pse historikisht na ka shfaros.
Të tjerët shkonin në Uashington dhe mu ne zyrën ovale, në zyrën më të fuqishme të botës thoshin, “duhet Serbinë ta bëjmë hisedar në Ujaman”, ani pse në Serbi janë vetëm dy km të liqenit kurse 10 në Kosovë, ani pse Liqeni i Ujmanit është ndërtuar me mjetet e Kosovës, kurse Serbia se ka dhënë asnjë metelik.
Disa të tjerë pushtetar të korruptuar bën çka bën duhet me ja dhanë Çakorrin Malit te Zi dhe ashtu vepruan ia dhanë pa dhimbje ani pse Çakorrin historikisht nuk kanë mund ta pushtojnë as kral as mbretëritë e as Mark Milani.
Të gjithë pushtetarët njëri pas tjetrit si në Shqipëri dhe Kosovë e vjedhin dhe e plaçkitin ne vazhdimësi vendin e vet në vend se ta nderojnë dhe të krijojnë mirëqenie ekonomike duke e detyruar rinin të ikën nga vendi i tyre. Ikjet janë masovike si në Shqipëri dhe Kosovë të cilat po zbrazen për çdo ditë e më shumë. Opozita sot në Kosovë është e çartur, janë bërë bisha të egra, veç shajnë qeverinë e vetë. Në thumb e kanë më tepër rrëzimin e saj dhe ardhjen në pushtet se sa të mbrojnë veriun nga bandat dhe kriminelët e Vuçiqit të cilit po i kanoset rreziku permanent. A nuk janë të gjitha këto me vend siç i thotë ish-ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu kur thotë se sa ia “vlen që ju shqiptarët ta doni Amerikën, kur nuk e doni vendin e Juaj”, përfundoi ai.