Analisti flet për planin e Serbisë/ Jep paralajmërimin për Lajçak dhe Borrell!

Politika

Analisti flet për planin e Serbisë/ Jep paralajmërimin për Lajçak dhe Borrell!

Nga: M.Haziri Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:12
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Takimi i 14 shtatorit nuk ka arritur të sjellë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas këtij takimi reagime ka pasur të mëdha si nga opinoni vendor dhe atë ndërkombëtar.

Në lidhje me këto zhvillime në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai u shpreh se deklarimi i Kurtit që nuk do të ketë asociaicon ka shkaktuar nevozizëm tek Vuçiq mirëpo edhe tek dy emisarët Borrell dhe Lajçak.

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti në takimet trilaterale të Brukselit, po është shumë i qartë. Nëse Beogradi zyrtar dëshiron kompromis duhet të pranon pavarësinë e Kosovës.Ky deklarim i Kurtit duhet të jetë qensorja që bisedimet të vazhdohen.Kjo është deklaratë parimore nga e cila nuk ka kthim mbrapa. Një qëndrim i tillë është shumë i natyrshëm të shkakton nervozë të shovenisti Vuçiq, por jo edhe të Borell dhe Lajçak siç shkaktoj në takimin e Brukselit. Duket se këta dy përsona nga ndërmjetësit në bisedime, po e luajnë mirë rolin e palës në bisedime, më mirë së që po e bën vetë presidenti serb këtë punë .Sikur po harron BE-ja së Vuqiq është një kriminel lufte”, u shpreh ai.

Image
Skënder Mulliqi

Më tej, analisti thekson që emsiarët duhet të merren më shumë me Vuçiqin se aa me Kurtin.

Në vend që Vuçiqi tu shkon në nerva ndëmjetësve ndërkombëtar , edhe Eskobarit, po ju shkon në nerva qendrimi i Kurtit , i cili po mbron diçka që është e drejtë dhe legjitime.Serbia ndoshta shumë do të dëshironte të bisedonte më dikë nga garnitura e kaluar politike, për të pasur sukses, por që ja po iu hasë sharra në gozhdë më Kurtin”, nënvizon analisti.

Në fund, ai shton që se Serbia angazhohet për Asociacion që për qendër të jetë Beogradi, e jo Prishtina, e asnjë asociacion e ndonjë formë tjetër nuk ju intereson, BE-ja sikur e ka pranuar këtë logjikë të Serbisë hegjemoniste.

Deklarimet pas takimit të fundit të Brukselit nga ana e Lajçakut , Borrellit, por edhe Eskobarit, së marrveshja e Brukselit të vitit 2013 duhet të zbatohet, është qëndrim i ultimatumit. Edhe ata që nuk merren në mënyrë profesionale me politikë tashmë ju është bërë shumë e qartë për qëndrimet politike proserbe në bisedime të Lajçakut dhe Borrellit. Dihet se Serbia angazhohet për Asociacion që për qendër të jetë Beogradi, e jo Prishtina, e asnjë asociacion e ndonjë formë tjetër nuk ju intereson.BE-ja sikur e ka pranuar këtë logjikë të Serbisë hegjemoniste. Një arsye shtesë e qëndrimit të fortë të shprehem ashtu të Kurtit në bisedime është së Kosovën shtet sovran dhe të pavarur e kan pranuar më shumë së 100 shtete të botës demokratike, ndër to shtetet më kualitative. Nëse dëshirohet paqja e përhershme në rajon, duhet hequr dorë nga format e presionit ndaj palës më të dobët , e të mos ndihmohen politikat serbo ruse siç po ndodhë, të cilat po nxisin konflikte për ndryshim të kufijve me dhunë në Ballkan”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat