Dje në orët e hershme të mëngjesit ndodhi ajo që flitej e përflitej qe sa kohë se situata në vjeshtë në veri të Kosovës do të tensionohej tejmase.
Pikërisht dje Republika e Kosovës u sulmua nga Serbia e cila dërgoi atje kriminel dhe grupe kriminelesh për të cenuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.
Në lidhje me vrasjen e policit Afrim Bunjaku nga serbët terrorist ka folur për “Bota sot”, profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/25/auto_271923043_1029780594238442_951872868116240687_n1695623418.jpg)
Ai u shpreh se ky sulm qartësoi disa gjëra që ishin të mjegullura e shtyheshin me zor.
“Sulmi terrorist ndaj Kosovës sot bëri jehon të madhe duke e dënuar si akt të dhunës ndaj Kosovës dhe atak në sovanitetin e saj. Por, çka prodhoi akti i sotshëm terrorist nga ana e Serbisë mbi Republikën e Kosovës. Besoi se u qartesuar disa gjera që ishin të mjegulluara deri më tani e që shtyheshin me zor”, u shpreh ai.
Më tej, profesori radhit katër gjëra që me sulmin e djeshëm duhet të merren më shumë parasyshë, nga opinoni ndërkombëtar:
“Së pari,duhet që ndërkombëtarët si BE/SHBA të heqin dorë nga përkrahja e Serbisë dhe Vuçiqit si kriminel lufte,i cili po e vazhdon me pikëmëri politiken fashizoide të Millosheviqit.
Së dyti,nga sot dialogu me Serbinë nuk ka më kurrfarë kuptimi i cili duhet të ndërpritet sepe kështu siç është veç humbje kohe, është i vdekur.
Së treti, nëse vazhdohet dialogu asesi nuk duhet Kosova të pranoj të zhvillohet në këtë formacion, me Borrell,Lajçak dhe Escobar që të tretë proserbë te cilet kontribuan fortë në eskalimin e akteve terroriste në vazhdimësi në veri.
E katërta, me aktin e djeshëm terrorist nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrfarë Asociacioni një etnik serb.Me të djeshmën Asociacioni ka vdekur dhe si i tillë nuk guxon askush të flet më për të e më së paku ata që ndikuan në eskalimin e terrorizmit si Borell,Lajçak dhe Escobar”, shpjegoi Maxharraj për “Bota sot”.