Edhe pse shihet në pamjet i veshur si terrorit, Millan Radojçiq u lirua nga paraburgimi.
Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje.
Atij i Radoiçiqit i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë.
Por, arrestimi i tij a ishte për të dalë Serbia mirë në sy të ndërkombëtarëve?
Analisti Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar fare, madje mbetet po e njeta duke u dominuar nga bashkëpunëtorët e Millosheviçit, duhet shtuar se edhe arrestimi e Radojçiqit duhet shikuar në këtë formë.
“Serbia shumë pak ka ndryshuar (për mos të thënë aspak) karshi rajonit (pra jo vetëm karshi Kosovës) nga koha e Millosheviçi.
Është po e njejta Serbi e cila dominohet nga bashkëpunëtorët e Millosheviçit, qoftë Vuçiçi, i cili ishte ministër i Propagandës, qoftë Daçiçi, i cili nofkën "Slloba i vogël" e mban që nga fillimi i viteve 90'ta sepse mundohej edhe me dukje t'i përgjante Millosheviçit (shefit tij).
Andaj gjithçka në relacion me Serbinë duhet shikuar nga ky prizëm, pra edhe "burgosjen" dhe lirimin e Radojiciçit brenda ditës”, deklaron ai.
Sipas tij, dita e zisë e shpallur nga Serbia dhe arrestimi i Radojçiqit, tejkalon edhe humorin, duke thënë se kjo është dhunim i inteligjencës.
“E nëse e marrin parasysh anomalinë e shpalljes së Ditës së Zisë "për qytetarët e pafajshëm serbë të vrarë në Manastirin e Banjskës nga njësiti terrorist shqiptar të cilët i thonë vetes "'polici e Kosovës"', siç e komentuan udhëheqësit politikë të Serbisë, dhe nga ana tjetër e "burgosin" liderin e atyre "njerëzve të pafajshën të vrarë", kjo e tejkalon edhe humorin. Kjo është dhunim i intelegjencës.
Kështu Vuçiçi, sa do që ende jeton në vitet 90'ta, pa inkurajim nga Rusia nuk kishte guxuar ta tallte dhe përbuzte Perëndimin.
Prandaj në sulmin terrorist të Banjskës është thellë e involvuar Rusia e cila, që nga kur bëri agresion në Ukrainë, është shumë e interesuar që të nxisë një luftë diku në Europë, edhe për ta tërhequr vëmendjen nga ajo por edhe përdorur politikisht kundër Perëndimit”, përfundon ai.
Kujtojmë, se vet, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.