Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, është deklaruar përsëri për lidhjet e kryeterroristit serb Milan Radoiçiq, ndarjen e veriut të Kosovës, SHIK-un dhe ish-pushtetarët.
Miftari thotë se, veriu i Kosovës është nda në vitin 1999, duke treguar detaje se çfarë ndodhi pastaj.
Ndërsa pas sulmit terrorist në Banjskë ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, Miftari thekson se kryeterroristi Radoiçiq, kishte lidhje të fuqishme me shumë politikanë që udhëhoqen me shteitn e Kosovës.
Miftari tutje kritikon edhe qëndrimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ramush Haradinaj i cili ëm heret ishte edhe vet viktimë e propagandave, rrenave dhe etiketimeve të SHIK-ut, sot lakmia që ka për pushtet, për tenderë e për miliona dhe për toka të babës nga 50 cent, është shndërruar vet në një zëdhënës të rrenave të SHIK-ut të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ilmi Reçicës, Kamishave e Ramadanave”, thotë ai.
Ai pyet Haradinajn se a ishte në SHIK edhe Radoiçiqi?
“Pse nuk merresh me realitet se sa ja shite territorin e bjeshkëve të Rugovës, Qakorrin Malit të Zi? Apo e bërë këtë për t’u ulur në fotele të kryeministrit, apo ishte edhe naj pazarë akshami tjetër sa ishit të burgosur disa ditë në Francë, pra i burgosur nga urdhrat mike të Serbisë, DGES franceze, i burgosur nga shefat e Hashim Thaçit?”, thotë Miftari tutje.
Ai pyet edhe për një biondinë që e prezantonte veten si avokate franceze, se kush është ajo?
Miftari tutje, tregon se qysh u bë planin për ndarjen e veriut të Kosovës, në vitin 1999.
“Franca me nënpunësat e saj shqiptar, dhe urdhëri në maj dhe qershor të vitti 1999 nga Shtabi i Përgjithshëm, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Agim Qeku dhe forcat franceze ishte se do të vrasin çdo person me uniformë të UÇK-së nëse e kalon veriun, pra urën e Ibrit në Mitrovicë”, tregon ai.
Miftari shton se, këtyre iu kishte ardhur urdhri që mos të dalin dhe mos të ndezin një luftë me NATO-n.
“Pesë ditë na gënjeu Shtabi i Përgjithshëm, vetëm për të na ndaluar, vonuar në Novolan, Dubovc të Vushtrisë, që UÇK-ja të pamundësohet dhe të futet në Mitrovicë para francezëve”, thotë ai.
“Patriota, thirrni kë të doni para Parlamentit të Kosovës dhe flasim edhe për tradhtinë e Thaçit, Veselit, Qekut, Ilazit... dhe 2-3 shkurtin e vitit 2000 në Mitrovicë. I blenë apo i mashtruan këta komandantët tonë të Shtabit të Përgjithshëm, që kishin qenë në atë kohë edhe agjenta të vet DGSE franceze”, përfundon Naim Miftari.