Që nga janari i vitit të ardhshëm Kosova mund të lëviz lirshëm, pa viza në zonën shengen.
Por, një deklaratë e presidentit Emmanuel Macron shkaktoi bujë të madhe në opinion.
Ai ishte për vizitë në Shqipëri në kuadër të Procesit të Berlinit.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Franca bëri një "gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën".
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.
Profesori Muhamet Kelmendi në një përononcim për “Bota sot” i ka reaguar ashpër Macronit dhe Ramës, të cilët gjatë takimit bënë bashkim mendimesh se Kosova duhet ta formojë Asociacioni e komunave me shumicë serbe.
“Sot, në Tiranë, nga Presidenti i Francës z.Makron dhe nga Kryeministri i Shqipërisë, z.Rama,u tha:
Z. Makron: "Franca e ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën si rezulltat i veprimeve të Kurtit dhe Osmanit"!
Z. Rama: "Kosova është futur vet në kurth. Por, është sot më mirë se kurrë".
Çfarë bashkimi të mendimeve!
Z.Makron tha " Asociacionini i komunave serbe në Kosovë është bazë e mos pezullimit të liberalizimit të vizave për Kosovën"... "Është obligim i Kosovës", u shpreh ai.
Sipas tij, qëndrimi i Macron ishte i thjeshtë dhe i qarët, që Kosova ta bëjë Asociacionin.
Por Kelmendi pyet, a është kjo drejtësia në Francë?
“Thjeshtë: Me këtë qëndrim të z.Makron, kërkohet që të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, të bashkohen në një subjekt politiko-organizativ e juridik brenda Republikës.
Z.Makron: Komunat "serbe", jo më shumice serbe!!.?
Kjo është drejtësia e Francës!
Bravo z.Makron!
Respekt z.Rama! E mbrojte mirë çështjen kombëtare!”, përfundon Klemendi.