Radomir Leban gëzon funksioni e tij si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Emërimi i tij në këtë post nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ishte kritikuar ashpër, por vazhdon edhe sot të ketë kritika.
Është ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ai që thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është çerdhe e hajnave.
“Njëri nga gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i ftuar dhe i pranuar nga Hashim Thaçi, është Radomir Leban, i cili nga CV-ja e tij, tregon se ka qenë doganier serb, i burgosur në vitin 2006, i dënuar dhe i burgosur për korrupsion, por edhe i dënuar me 6 vjet burg për hajnitë që i ka bë në doganë, e sidomos i kërkuar edhe nga INTERPOL-i”, shprehet Miftari.
Miftari ka akuzuar Thaçin për emërimin e tij në këtë post.
“Ky person është i dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Hashim Thaçi. Askund në botë nuk mundet një hajn, një i korruptuar, një njeri i dënuar, një i kërkuar, pra një person i tillë me qenë anëtarë i Gjykatës Kushtetuese të një shteti normal, të një shteti ligjor, përveç në Kosovë, në shtetin e pronto mafias, ku hajnat serbë dhe ata shqiptarë qeverisën, vjedhën bashkë dhe manipuluan me Gjykatën Kushtetuese të një shtetit”, thotë ai.
Miftari thekson se për këtë opozita e Kosovës dhe ish-pushtetarët po ankohen në Gjykatën Kushtetuese.
“Ata më shumë po rrinë, po flasin e ankohen në Kushtetuese, sesa që flasin e ankohen në Kuvendin e Kosovës, aty ku është vendi”, potencon ai.
Kush është Radomir Leban?
Radomir Laban u emërua gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 9 gusht 2018.
Para emërimit të tij si gjyqtar, gjatë periudhës 2011 – 2018, ai ka punuar si Këshilltar i lartë juridik në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Për një periudhë të shkurtër, gjyqtari Laban po ashtu ka shërbyer si Zëvendës i Këshilltarit të parë juridik të Gjykatës Kushtetuese.
Në periudhën 2009 – 2011, gjyqtari Laban ka punuar pro bono si bashkëpunëtor i jashtëm i avokimit për mbrojtjen e të drejtave të individëve të cenueshëm në shoqëri.
Gjatë viteve 2004 – 2006, ai ka shërbyer si Kryeanalist në Administratën Republikane të Doganës.
Në periudhën 1999 – 2004, ai ka punuar si Shef i Ekipit Antikontrabandë në Administratën Republikane të Doganës.
Gjyqtari Laban gjithashtu ka punuar në Administratën Republikane të Doganës, dega në Prishtinë në periudhën 1994 – 1999, si dhe në pozita të ndryshme në Zyrën e Doganës në Xërxë dhe në vendkalimin kufitar Qafa e Prushit.
Ai njëherit ka qenë një ndër themeluesit e OJQ-së “Asociacioni i Juristëve Serbë të Kosovës”, që ka realizuar një numër projektesh të rëndësishme duke mundësuar pjesëmarrje më të madhe të juristëve serbë në të gjitha llojet e provimeve juridike.
Gjyqtari Laban ka studiuar drejtësinë në Fakultetin Juridik në Prishtinë gjatë viteve 1992 – 1997. Në vitin 2004, ai ka kryer provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Serbisë.
Në vitin 2016, ai ka kryer provimin për Përmbarues privat, ndërsa në vitin 2017 gjithashtu ka përfunduar provimin e jurisprudencës pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari Laban është i martuar dhe i ka dy fëmijë. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe kupton gjuhën italiane.
Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.