Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i emisarëve evropianë me kryeministrin Kurti dhe Vuçiqin.
Pas takimeve, Borell ka konfirmuar se s’ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, thotë se palët kishin parakushte.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.
Ai tha nuk ka pritur asgjë nga ky takim pasiqë Serbia nuk është gati për marrëveshje dhe kërkon ta shkatërrojë ardhmërinë e Kosovës.
“Më duhet ta përsëriti vetën (sa do që bajat më ështé bërë): nuk kam pritur asgjë nga ai takim, dhe për më tepër nuk pres asgjë në të ardhmen nga këto negociata derisa modeli kulturor i "kësaj Serbie" të mos ndryshojë! Unë s'di si dikush mund të pret rezultate nga ky proces kur ne dhe Serbia i kemi synimet diametralisht të kundërta. Ne synojmë që ta "përfundojmë" çështjen e sovranitetit dhe ta funksionalizojmë e zhvillojmë Republikën tonë, e kjo Serbi për synime ka ta zhbëjë dhe shkatërrojë ardhmërinë e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Më tej, Tali theksoi që pa u qartësuar lufta në Ukrainë nuk mund të kemi edhe një përfundim të duhur mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sidomos, derisa nuk qartëzohet Lufta në Ukrainë, këto negociata do të zhvillohen me këtë avaz "ngre e mos këput". Sepse u pa që Perëndimi në këto rrethana heziton ta rrisë presionin e nevojshëm (deri në padurueshmëri) për ta detyruar Serbinë që ta njoh Kosovën si fakt tashnë i kryer ngase ai presion do të mund të bëhej katalizator i ndonjë konfliktit, mundësi e cila në këtë kohë aspak nuk i duhet Perëndimit gjersa Rusisë do t'i shërbente mrekullueshëm. E, pasi të qartëzohet fituesi në Ukrainë atëhere do të kemi ndryshime thelbësore në gjeopolitikë dhe rrjedhimisht në këtë rajonalen. Ku, nëse Rusia fiton sigurisht se do të kemi edhe një luftë në Ballkanin Perendimor - nga Bosnja e deri në Maqedoni - pra jo vetëm luftë Kosovë - Serbi, për faktin se ajo fitore e Rusisë do ta trimërojë Serbinë, e cila ka hesape të hapura me të gjithë fqinjët e saj.Në të kundërtën, pra nëse Rusia humb, ku me atë hombje ajo do të humbas edhe statusin global egzistues të saj që d.m.th., do të humbas edhe vasali i saj (Serbia), dhe natyrisht se ne do të përfitojmë duke na u hapur rruga për OKB, NATO dhe UE”, shpjegon Tali.
Në fund, ai nënvizoi që mundësi tjetër për të normalizuar raportet do të ishte nëse Serbia do të kishte një ndryshim radikal mirëpo pa ardhjen e politikanëve të rinjë do të vazhdoj kjo situatë.
“Ekziston edhe një mundësi, të paktën teorike. Ajo është ndryshimi radikal (për 180 shkallë) i skenës politike në Serbi. Pra ardhja në skenë e politikanëve të rinjë pa hipoteka nga e kaluara. Por kjo mundësi tashti për tashti është shumë e zbehtë, për mos të thënë e pamundëshme për të ndodhur. Andaj, këshilla ime për opozitën është që ta orientojnë energjinë dhe garën e tyre kah qeverisja e brendshme. Secili sektor ka nevojë për reforma dhe strategji zhvëllimore. Me pak kreativitet mund t'i joshin votuesit, dhe ta përkahin Qeverinë në luftën politike me Serbinë”, përfundoi Tali për “Bota sot”.