Situata mes Kosovës dhe Serbisë mbetët ende e pazgjidhur, ani pse me këtë çështje po merren edhe ndërkomëbtarët.
Në lidhje me ngjarjet e fundit në vend për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.
Ai u shpreh se Asociacioni është çështje që e shkatërron përfundimisht shtetin e Kosovës.
“Në raport me UE dhe me SHBA-të, integrimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike, ka me vite, që është kusht, lëshimi apo ikja nga territori i Kosovës, në llogari të shtetit serb. Asociacioni është çështje që e shkatërron përfundimisht shtetin e Kosovës. Me këtë organizim de-fakto është e programuar lufta shqiptaro-serbe. Kjo për faktin se serbët me atë organizim fitojnë policinë e vet dhe kështu edhe armën e luftës kundër shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.
Më tej, profesori thekson që ndërlidhja e Asociaconit serb në Kosovë me integrim të Kosovës në struktura euro-atlantike është realizim interesave serbe në Ballkan.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/November/10/auto_auto_muhamet-kelmendi15555924081699639313.jpg)
“Ndërlidhja e Asociaconit serb në Kosovë me integrim të Kosovës në struktura euro-atlantike është realizim interesave serbe në Ballkan. Mund të deklarojnë çfarëdo politikanët e UE-se dhe të SHBA-së. Asociaciacioni dërgon tek ndarja e Kosovës. Ky është përfundimi. Ndërsa, njohja de-fakto e Kosovës është vetëm një mashtrim i madh i Kosovës”, shpjegon profesori.
Në fund, ai thekson që çështja de-fakto e njohjes së ekzistencës së Kosovës me Asociscionin serb brenda është humbje e madhe e Kosovës.
“Vetëm njohja de-jure e Kosovës nga Serbia ka efekt politik, juridik dhe ndërkombëtar. Çështja de-fakto e njohjes së ekzistencës së Kosovës me Asociscionin serb brenda është humbje e madhe e Kosovës. Natyrisht se kjo nuk i intereson shumë UE-së dhe tash edhe SHBA-ve.Të dy këto subjekte, qoftë edhe me sakrificën e Kosovës, e duan paqen në Ballkan”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.