Profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi e ka komentuar draf-statutin e Asociacionit, për të cilin po flitet në opinionin publik në Kosovë.
Profesori pohon se, pasi me këtë Asociacion është pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të nënshkruajë, ndërsa Aleksandër Vuçiqi jo, atëherë ai draft statut është në favor të Kosovës.
“Edhe pse draft-statuti i Asociacionit serb për mediat e opinionin e gjerë mbahet sekrete nga BE-ja, Kosova dhe Serbia, mirëpo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pajtuar për të nënshkruar draft-projektin e propozur nga BE-ja, e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, jo, atëherë kuptimi i draft-statuti i asociacionit serb është në favor të Kosovës”, thotë profesori.
Mehazi thotë se, që është asociacioni brenda Kushtetutës së Kosovës e bëri të qartë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Nuk ka dyshim se kryeministri i Kosovës, Kurti, përveç asociacionit serb brenda kushtetutës së Kosovës nuk është pajtuar, këtë na bëri të qartë para disa ditëve edhe ambasadori i SHBA-ve, në Kosovë, Hovenier, i cili qartë e saktë deklaroi se asociacioni serb do jetë nën obrellën e Kushtetutës së Kosovës”, pohon ai.
Sipas tij, nëse draft-statuti do të ishte në anën serbe, atëherë Vuçiqi do të ishte pajtuar dhe do të kishte nënshkruar.
“Përmbajtja e draft-statuti sikur të ishte në anën serbe, atëherë presidenti i Serbisë, Vuçiqi, pa hamendje do ishte pajtuar e do kishte nënshkruar këtë propozim të BE, Vuçiqi jo që nuk u pajtua, por dinakërisht duke përfituar kohë e duke ikur nga përgjegjegjësia e kushtëzuar nga BE-ja për të njohur dejuro Kosovën, shpejt e shpejt pas kthimit nga Brukseli në Beograd befasisht shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare para se presidenti i Serbisë, Vuçiqi, të njoh defakto Kosovën”, thotë ai.
Profesori potencon se, ndërkombëtarët nuk do të tradhtojnë Kosovën, teksa shton se, Kurtin i beson dhe draft statuti i evropianëve ëshë në favor të Kosovës.
“Nuk do thonim se ndërkombëtarët mund të tradhtojnë Kosovën pasi draft-statuti i BE-së u është dorëzuar edhe Kurtit, edhe Vuçiqit, ka qenë hapur e kurrsesi nuk mund të jetë draft-statuti i BE-së ndryshe për Kurtin e ndryshe për Vuçiqin, ne nuk kemi asfarë dyshimi ndaj Kurtit i besojmë se draft-statuti i evropianëve është në favor të Kosovës e jo në favor të Serbisë”, shprehet ai.
“Mos ndoshta propozimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, është marrë parasyshë si nga BE-ja, si nga Kurti që draft-statuti të jetë i fshehur deri sa të mbahen zgjedhjet parlamentare serbe në dhjetor e pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi të zbulohet se Serbia dejuro e njeh Kosovën”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.