Serbia është përfshirë nga protesta të dhunshme pas zgjedhjeve ku fitues doli partia e Aleksandër Vuçiqit.
Krejt kjo erdhi pasi u evidentuan shumë parregullesi në zgjedhjet e mbajtura për çka përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, po kërkojnë edhe anulimin e zgjedhjeve, kurse vet Vuçiq akuzoi opozitën për okupim të dhunshëm të institucioneve shtetërore.
E karshi kësaj situate të krijuar në Serbi, analisti politik Faton Mehmeti jep alarmin se Vuçiq mund ta përdor Kosovën për ta shtypur dhunën që ka shpërthyer në Serbi.
“Vuçiqi po e përdor Kosovën si aset nën mëngë për të shtypur opozitën që kërkon zgjedhje të lira e jo të vjedhura. Natyrisht se Vuçiqi ka përdor bandat e veriut për të manipuluar zgjedhjet”, thotë Mehmeti, sipas të cilit, Vuçiq mund të nis një konflikt në Kosovë.
“Ky njeri e tregon fytyrën e vërtetë të diktatorit çdo ditë e më shumë, me BE që duhet më në fund të distancohet nga ky kriminel. Jam i sigurt se Vuçiqi do tentoj me çdo kusht të nis ndonjë konflikt në Kosovë për të shpërqendruar vëmendjen nga revolta në Serbi ndaj tij”, shprehet Mehmeti.

Por çfarë do të ndodhë më dialogun Kosovë-Serbi në vitin 2024?
“Besoj se viti 2024 do të jetë përcaktues për të konfirmuar ose marrëveshjen ose konfliktin. Besoj se më shumë mundësi do të jetë kjo e dyta kur dihet se faktorët mbesin në pushtet vetëm nga tensionet, si Millosheviçi dhe Vuçiqi fundin do e ketë fatal, por Kosova do të mundohet të përdorët si kurban”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.