Opozitarit serb i ndodh e papritura, kur ai shkon per hamozhe te kompleksi memorial Adem Jashari.
Opozitarit serb Nikolla Sandulloviq, përjetoi dhunë nga policia serbe.
Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviq raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.
Ish koleneli, Afrim Veseli, këtë skandal e ka quajtur kambanë për Bashkimin Evropian, duke thënë se rregullimi i raporteve me Kosovën është larg.
“Ky akt thjeshtë është një kambanë për Bashkimin Evropian, se sa larg është Serbia dhe qeveria e saj, në normalizimin e raporteve me Kosovën.
Është shumë e qartë se mendësisë së politikës serbe i duhen shumë ndërrime të gjeneratave.”, thotë ai.
Ai për të gjitha këto ‘tolerime’ ndaj Serbisë, dekalorn se BE-ja duhet t’i rishikojë.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/06/auto_821704556956.png)
“Këto veprime të politikës serbe, pashmangshëm do ta dërgojnë drejt një lufte civile në Serbi.
Andaj, reagimi i BE dhe metodat ledhatuese, do të duhet ti rishikojnë”, përfundon ai për “Bota sot”.
Kujtojmë, se urdhrin e pranoi se e ka dhënë Aleksandër Vulin, derisia këtë e dematoi Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, i cili ka thënë se është e pavërtetë që Aleksandër Vulin ka dhënë urdhër të arrestohet klienti i tij.