Bashkimi Evropian si duket ta shtuar presionin ndaj Serbisë për të arritur një marrëveshje me Kosovën, dhe për ta njohur pavarësinë e shtetit tonë.
Së fundi, ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që konfirmoi presionin, ku tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq.
E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi.
Së pari, ai u shpreh se njohja de fakto është pjesë e diskutimeve të dialogut, i cili po udhëhiqet nga BE dhe ShBA.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/14/auto_981705244519.jpg)
“Në kuadër të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qëndron edhe njohja de-fakto e Kosovës.
Shumë shtete po kërkojne edhe njohjen de-jure të Kosovës nga Serbia. Vetë marrëveshja e ka këtë pikësynim.
Në këtë anë është duke u zhvilluar edhe dialogimi Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së dhe të ShBA-së. Kështu u bë edhe qarkullimi me automjete me regjistrim të Kosovës nëpër Serbi”.
Krahas kësaj, përmendi edhe deklaratën e Vuçiqit, e që sipas tij, tregoi hapur presion në të cilin gjendet Serbia.
“Krimineli i luftës, Aleksandar Vuçiq deklaroi: “Po kërkohet njohje de-fakto dhe de-jure e Kosovës nga Serbia. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”.
Ky deklarim tregon se Serbia është në presion lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës”, shpejgoi ai.
Ndër të tjera, potencoi se shteti serb ka dy zgjidhje, ku njëra është njohja e Kosovës, tjetra futja në luftë me NATO-n e Kosovën.
“Serbia duhet të zgjedh:
1. Njohjen de-fakto dhe de-jure të Kosovës ose
2. Të futet në luftë me NATO-n dhe Kosovën.
Rrugë të tretë vështirë se ka. Njohja de-fakto është hap paraprak drejt njohjes de-jure të Kosovës. I takon shtetit serb të vendosë”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.