Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të enjten vonë se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën.
I pari i qeverisë së Kosovës i cilësoi këto lëvizje si “provokime të qëllimshme”. Derisa, tha se është duke u vëzhguar terreni.
E në lidhje me vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën, foli profesori Muhamet Kelmendi. Se pari, ai tha se shteti serb po përgatitet për luftë, derisa komentoi provokimet ndaj Kosovës.
“Serbia është duke u përgatitur për luftë. Provokimet ndaj Kosovës janë të natyrës së veprimit ushtarak e policor të ushtrisë serbe. Veprimi serb është edhe provokim ndaj NATO-s që i ka kompetencat e ruajtjes së hapësirës së Kosovës. E tërë kjo lidhet me vizitën e Daçiqit në Moskë dhe me deklaratën e Vuçiqit për të vepruar kundër Kosovës ushtarakisht”, deklaroi profesori.
Sipas Kelmendit, Serbia po provokon intervenimin e NATO-s, derisa tha se BE-SHBA i takon ta largojë ushtrinë serbe nga kufiri me shtetin tonë.
“Duket se Rusia nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Sergej Lavrov i ka dhënë urdhër Serbisë për të vepruar ushtarakisht në Ballkan. Si dhe në çfarë forme do të veprojë shteti serb, pritet të shihet. I takon NATO-s, BE-së dhe SHBA-së të kërkojnë largimin e armatës serbe nga kufiri i Kosovës. Serbia kërkohet të sqarohet se kështu po provokon intervenimin ushtarak të NATO-s”, shpejgoi ai.
Ndër të tjera, profesori i cilësoi serbët si frikacaka të rrezikshëm, pasi prej frikës ata ushtrojnë terror.
“Thënia e Vuçiqit, “se jemi trima dhe nuk frikësohemi, presim momentin,", tregon se pikërisht janë frikacaka të mëdhenj.
Por, frikacakat janë të rrezikshëm. Nga frika veprojnë dhe bëjnë terror.
I takon NATO-s ta ndalon klikën e Beogeadit”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.