Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të largohet nga ky post në fund të muajit gusht. Sipas burimeve mirë të informuara Lajçak pritet të emërohet për ambasador të BE-së në Zvicër, post të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ushtrojë nga shtatori.
Por, si do të duket dialogu Kosovë-Serbi pa Lajçakun si ndërmjetësues? A mund të jetë largimi i Lajçakut një arsye për "zbehjen" e përpjekjeve në dialog?
Lidhur me këtë ҫështje, Prof.Dr Zija Lleshi ka komentuar largimin Lajҫak si ndërmjetësues nga dialogu Kosovë-Serbi.
Ai thekson se në Evropë dallohen për vecoritë e tyre të ngjashme shtypëse dhe eksploatuese Spanja ndaj baskëve dhe Sllovakia ndaj pakicës etnike hungareze, nga të cilat shtete janë zgjedhur ndërmjetësuesit, kështuqë reflektojnë një krahasim dhe analizë të përbashkët.

“Përzgjedhja e ndërmjetësuesëve nga ana e BE ka qenë e sforcuar dhe nuk ka qenë fare neutrale sepse BE e ka favorizuar "Nënbashkësinë 5", në dëm të hapur ndaj "Nënbashkësisë 22". Përzgjedhja nga BE e "Duetit bineq" vetëm nga e njëjta nënbashkësi e vogël ("Nënbashkësisa 5"), duke ignoruar totalisht e haptazi nënbashkësinë e madhe ("Nënbashkësinë 22") paraqet një diskriminim flagrant në përzgjedhje. Dy të përzgjedhurit për ndërmjetësim, pra, janë nga "nënbashkësia 5". Ligjet elementare të probabiliteti e përjashtojnë (edhepse deri në vlerën 5:22) që ajo përzgjedhje të jetë "rastësi" dhe të jetë kredibile. Për më tepër, kemi të bëjë këtu me atë që në Teorinë e Probabilitetit njifet si "Probabilitet i kondicionuar", ku jo vetëm i kandidati i parë tek "Nënbashkësia 5", por edhe i dyti, si kërkësë paraprake dhe e kondicionuar, të përzgjidhet ashtu si i pari, nga e njëjta "Nënbashkësi 5", (e kurrsesi nga tjetra e cila përjashtohet) dhe e gjithë kjo në fund vlerën totale të këtij probabiliteti të dy kërkesave sukcesive, kondicionuese e të ashpëra, e shndërron në këtë rast në vlerë minimale probabile, dhe gadi si vlerë të pa përfillëshme si "rastësi", vlerëson ai.
Prof.Dr. Lleshi tutje thekson se në gjykimin e BE, "Dueti bineq", të formuar si bineq, njëkohësisht dhe nga e njëjta nënë (Nënbashkësia e vogël), janë paraprakisht të programuar dhe duhet të jenë konsekuent (e shërbëtorë) në atë përzgjedhje dhe, sipas atij gjykimi, nuk mund të jenë në role "të trefishta": ndryshe të jenë ndaj shteteve të origjinës tyre (Spanja, Sllovakia) të cilave gjithmonë të përzgjedhurit si funksionar të lartë u kanë shërbyer me përkushtim maksimal, ndryshe në rolin si ndërmjetësues të pavarur dhe ndryshe ndaj BE, e cila me vetëdije të thellë është e bindur plotësisht se "Dueti bineq" duhet ta bartin me vedi mesazhin e padeklaruar intim të shteteve të tyre të origjinës të cilat nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës dhe ta reflektojnë dhe deponojnë atë qëndrim.
"Dueti bineq" Borrell-Lajcak, të përzgjedhur nga BE, qëndrojnë në harmoni të plotë në mes vedi dhe janë treguar konsekuent në qendrimet individuale e për më tepër janë në harmoni edhe me shtetet e tyre të origjinës (Spanja dhe Sllovakia). Janë duet në përputhje e të harmonizuar "dupllo": edhe në mes vedi edhe karshi shteteve të origjinës dhe me qëndrimet e këtyre shteteve ndaj shteteve tjera, por jo edhe me parimet themelore të të Drejtës Ndërkombëtare. Qëndrimi tjetër i kundërt i tyre me qëndrimet e treguara, do të binte këta në konflikt me shtetet e tyre, dhe për ata do të paraqiste inkonsekuncë të lojalitetit e përgjegjësi morale e politike ndaj shteteve të origjinës, të cilave gjithmonë si funksionar të lartë u kanë shërbyer me përkushtim maksimal. Kjo do të thotë se BE është përkujdesur maximalisht që të përzgjedhurit vetëvetiu duhet të mbajnë me vedi edhe "mesazhin" intim e determinues të shteteve të origjinës tyre, edhepse si mesazh i pa deklaruar publikisht”, vlerëson ai.
Ai thotë më tutje për ‘Bota sot’ se, të dy përfaqësuesit fillimisht si brengë kanë shtetin e tyre dhe përpiqen të legalizojnë zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi, që përputhen me interesat dhe qëndrimet e pa drejta në shtetet e tyre ndaj minoriteteve përkatëse baske e hungareze.
"Dueti bineq", të formuar njëkohësisht dhe nga e njëjta nënë, brengën primare i kanë shtetet e tyre dhe që të japin kontributin direkt për shtetet e tyre e të favorizojnë dhe sidomos të përpiqen të legalizojnë (dhe këtë madje ndërkombëtarisht!) aso zgjidhje për cështjën Kosovë-Serbi që do të përputhej kryesisht me interesat dhe qëndrimet e pa drejta në shtetet e tyre ndaj minoriteteve përkatëse baske e hungareze. Kështu në fatëkeqësinë e të tjerëve "Dueti bineq" përpiqen të realizojnë ndërkombëtarisht favore për shtetet e tyre. Aq më keq ndërkombëtarisht e më akuzuese është kjo për spanjollin Borell, sepse gjuha spanjolle flitet në tri kontinente, dhe Spanja me shembullin e vetë duhet të rrezatojë drejtësi ndërkombëtare së paku në ato tri kontinenete”, thotë Prof.Dr. Zija Lleshi.