Në Serbi po ndërtohet qeveria e re. Por, në këtë qeveri ka persona të emëruar që janë në listë të zezë të SHBA-së, e që për njohësin e çështjeve të sigurisë, Xhevat Meha është diçka e pritshme.
Aleksandar Vulin, është rikthyer në postin e zëvendëskryeministrit dhe Nenad Popoviq duke u është emëruar në postin e ministrit pa partofol.
Meha thotë se të gjitha lëvizjet në Serbi janë të kombinuara me lëvizjet e Dodik në Bosnje dhe stërvitja e grupeve të armatosura për sulm eventual në Kosovë të shtyera nga rrejti rus.
“Propozimi, por edhe emërimi i Vulinit Zv. Kryeministër i Serbisë është diçka e pritshme. Kjo nga fakti se Kryeministri i nominuar nga Vuçiçi është një pro-rus i dëshmuar. Të gjitha këto, të kombinuara me lëvizjet e Dodik në Bosnje dhe stërvitja e grupeve të armatosura për sulm eventual në Kosovë janë shtytje e rrjetit rus brenda institucioneve tw Serbisë për të hapur konflikt të ri në Ballkan”, thotë ai.
Sipas tij, Rusia është ajo e cila e shtyn Serbinë për të realizuar planet e veta në Ballkan.
“Rusia përmes rrjetit të vet brenda institucioneve po i shtyn institucionet e Serbisë në realizimin e programeve të veta ne Balkan. Në anën tjetër në Serbi shumica e qytetarëve janë pro-perëndimor. Vuçiçi është duke luajtur me të dy letrat dhe në këtë mënyrë është duke qëndruar në pushtet. Kjo mënyrë e ndërtimit të pushtetit nga Vuçiç bie në kundërshtimin me politikat e vendeve perëndimore që Serbia të shkëputet nga Rusia dhe të ndjek politika pro-perëndimore. Se si e sa do të vazhdojnë këto politika kësisoj do të shohim”, përfundon ai për “Bota sot”.