Profesori dhe veprimtari nga Amerika, Binak Maxharraj, në një prononcim për ‘Bota sot’, ka komentuar deklaratën e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Derisa ky i fundit, thekson se kryeministri Kurti nuk jep dorëheqje sepse nuk mund të heqë dorë nga privilegjet e nga xhipat e zi, profesor Maxharraj thotë se këto priviliegje ishin të kryeministrave milionerë.
“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk jep dorëheqje sepse nuk mund të heqë dorë nga privilegjet e nga xhipat e zi. Besnik Tahiri sikur paska harruar se privilegjet e të gjithë kryeministrave para Kurtit ishin keqpërdorimet dhe hajnia. Të gjithë ata sot janë milionerë”, thekson ai.
Ndërkaq, vazhdon duke thënë se Kurti për dallim nga ata, po punon për shtet e jo për pushtet, është kryeministri me i varfër në periudhën e pasluftës, bile as shtëpi nuk ka, kurse kryeministrat para tij kanë jo shtëpi, por pallate.

“Sigurisht se Besnik Tahiri paska harruar se çfarë veturash kanë përdorë kryeministrat para Kurtit. Por kjo dihet se ata të gjithë kanë përdorur e keqpërdorur xhipat e zi futë, zyrtarisht, por edhe në ndeja e ahengje. Kurse për Kurtin xhipat na qenkan privilexhe të panjevojshme”, vlerëson Maxharraj.
“Mos vallë Besnik Tahiri qenka deshtë që kryeministri Kurti për nevoja zyrtare të perdorë kerrin e Shaban Arushës”, thotë Maxharraj.