Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj, thotë se dialogu Kosovë – Serbi është impnuar dhunshëm.
Ai thotë se, ky dialog që filloi në vitin 2011 nuk solli asgjë të mirë për Kosovën, kjo për shkakun se Serbia nuk ishte kyç në dialog për të përmirësuar gjendjen sociale të serbëve të veriut.
Maxharraj pohon se, serbët në veri i kanë të drejtet më të mëdha se shumë etnitete në BE.
“Këtë nuk po e kuptojnë ndërkombëtarët e as emisarët amerikanë, por po këqyrin seri se si Vuçiq po i përdorë serbët si vegla pune, po manipulon me ta për interesa më të medha për Serbinë, sipas skenarit të Komplotit të 2 dhe 3 shkurtit 2000, kur u bë spastrimi etnik nga shqiptarët për të forcuar elementin serb në veri për qëllime sipas skenarit të komplotit nga ndërkombëtarët, për të realizuar këtë kërkojnë si kamuflim formimin e Asociacionit një tnik serb”, thotë Maxharraj.
Profesori pohon se tashmë kanë kaluar shumë vite të humbura në dialog me Serbinë.
Sipas tij, kjo ndodhi pasi gjatë tërë këtyre viteve nuk pani ndonjë normalizim të raporteve, por pati çrregullim flagrant të raporteve.
“Serbia nuk dëshiron ndonjë marrëveshje me Kosovën, të gjitha nuk i pranon e aq më pak nuk i nënshkruan sepse nënshkrimi i dokumentit është akt ligjorë, por këta emisarët ndërkombëtarë të BE dhe SHBA ia pranuan Serbisë edhe “nënshkrimin” e dokumenteve me gojë si një diçka të papranueshme ndërkombëtarisht dhe mu për këtë arsye Vuçiq po e luan lojën e djallit me ta”, thekson ai.
Sipas tij, po kërkohet në dialog për nivelin social të serbëve të Kosovës, por Serbia u involvue në pushtimin e veriut të Kosovës, ku Kosova deri tash nuk pati qasje në veri, deri me ardhjen e Qeverisë Kurti.
“Në veri u grumbulluan kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit në kry me Radoiçiqin e Veselinoviqin e të tjerë, ku lulëzonte krimi dhe korrupsioni edhe në bashkëpunim me shqiptarët e korruptuar. Tashti me ardhjen e qeverisë Kurti situata ka ndryshuar, sidomos pas agresionit terrorist të 25 shtatorit 2023 në veri i cili dështoi, qeveria e Kurtit i ndoqi të gjithë kriminelët dhe bandat kriminele nga veriu, çfarë edhe vetë populli serb është “çliruar” nga bandat e Vuçiqit të cilët i ndoqën organet e sigurisë së Republikes së Kosovës”, thotë Maxharraj.
Ai pohon tutje se, gjatë këtyre viteve të humbura janë arritë mbi 33 marrëveshje, por të cilat Serbia nuk i zbaton fare, madje ajo është fokusuar tek çështja e Asociacionit një etnik serb i vitit 2013 dhe 2015, por jo edhe tek marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit.
“Qëllimi është i qartë duke theksuar se nuk do të “dalë nga Kosova pa marrë diçka, pa e marrë hisën time”. Për të realizuar diçka të këtill Vuçiqi i qiti hi e pluhur, por edhe ua qorroi sytë ndërkombëtarëve, ndërmjetësuesve dhe emisarëve të BE dhe të SHBA se gjoja fjala është për pozitën e veshtirë sociale të serbëve në veri, kurse ndërkombëtarët filluan një nga një të rreshtohen para tij duke iu përkulë se do ta ndihmojnë”, shton Maxharraj.
Por, sipas tij, Vuçiqi pas shpinës së ndërkombëtarëve e bënte rrëmujë situatën në veri përmes kriminelëve.
“Kurse për realizimin e këtyre synimeve e ka si politikë nacionaliste që të bënë çdo gjë që është e mundur që këtë ëndërr të tij të realizon përmes Asociacionit një etnik serb që për themelimin e tij kaq shumë po merakosën dhe brengosën ndërkombëtarët”, përfundon profesori Binak Maxharraj.