“Vuçiq i ka formuar qeveritë tona”/ Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj këtyre politikanëve

Politika

“Vuçiq i ka formuar qeveritë tona”/ Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj këtyre politikanëve

Nga: N. Sh. Më: 7 qershor 2024 Në ora: 16:50
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, Kosova me elitën politike të dalë pas luftës, përmes bisedimeve me Serbinë, e minuan sovranitetin e vendit.

Sipas tij, këtë sovranitet na falën ndërkombëtarët, si Amerika me miq.

Ai shprehet se, udhëheqësia e pasluftës, milonerët dhe tradhtarët, jo që e bënë Kosovën shtet, por edhe atë pak sovranitet që na e kthyen me luftë miqtë e Ibrahim Rugovës, ia kthyen Beogradit.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të kohës, se për vite tëra ne kemi pasur qeveri të varura nga Beogradi dhe nga Lista Serbe e Vuçiqit. Kuptojeni qartë o milet se Vuçiqi rregullisht i ka formuar qeveritë tona! Kur ka synuar, i ka rrëzuar dhe kur ka dashur i ka formuar”, pohon ai.

Sipas tij, Republikën Srpska e patëm krijuar vetë duke e mbështetur LDK-PDK dhe atë pikërisht në kohën e Thaçit dhe Mustafës, kur e patën formuar zajednicën.

“Faktorët politikë të asaj kohe që tash po kërkojnë rikthim në pushtet, e që po e akuzojnë Kurtin për tradhtitë e tyre, kanë qenë e keqja më e madhe e këtij vendi”, shton ai.

Ai këtyre u bën disa pyetje.

“Nëse do t’u jepej mundësia që të kthehen sërish në pushtet, a do ta kthenin sërish Radoiçiqin dhe Listën Serbe në vendimmarrje? A do t’ia kthenit sërish pronat e konfiskuara nga qeveria Kurti Radoiçiqit? A do ta kthenit kufirin sërish tek Ura e Ibrit? A i kishit rikthyer tabelat në veri nga RKS ne KM? A do t’ia kthenit sërish laboratorët e drogës veriut? A do të na i rivendosnit vizat për ne për ta shkelur veriun? A do të na i plaçkitni sërish dhomat e dëshmive? A e kishin rivënë në plan ndarjen e Kosovës? A do t’i zbardhnit vrasjet politike? A do të jeni sërish në koalicion LDK-PDK? A do ja bashkëngjitni Serbisë, Leposaviçin dhe 17 fshatrat shqiptare? A jeni ende me mendimin e kryetarëve tuaj - Isës dhe Hashim Brojës që veriu t’i dhurohet  Rankoviqit për të cilët jeni zotuar para amerikanëve?!”, pyet ai.

Ai pyet tutje se çfarë të këqijash bëri Kurti për shtetin tonë?

“E po ja se jam shumë kurioz që ta dëgjoj këtë prej jush! Këto dhe shumë të tjera kërkojnë përgjigje nga ju, opozitarët, miqtë e mi, në reagimet ndaj shkrimeve të mia që t’ju përgjigjeni ju, por nëse zotoheni se këto të lartpërmendurat nuk do t’i përjetësoni, atëherë keni gjasa për “rikthim” në pushtet”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat