Siguria në Ballkan është stabile por e ‘brishtë’.
Serbia nuk po heq dorë nga ideja për rikrijimin e “Botës serbe”, madje ajo po vepron në drejtim të kësaj çështje.
Ajo në krye të insitucioneve po vendos njerëz të cilët kanë lidhje me Putini ne Rusisë.
I sanksionuar nga SHBA, Aleksander Vulin, i cili deri tash ishte shef i BIA-s serbe u zëvendësua me një tjetër.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare në mbledhje ka miratuar zyrtarin dhe deputetin e Partisë Progresive Serbe (SNS), Vladimir Orliq që të emërohet drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).
Analisti Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se
“Ka kohë që BIA e Serbisë është shndërruar në Agjensi Sigurimi dhe Informacioni personal i Vuçiçit.
Emërimi i Vladimir Orliçit veç sa e çimenton këtë fakt.
Orliç sa ishte kryetar i Kuvendit të Serbisë, ishte shumë i ashpër me kritikuesit dhe rivalët e Vuçiçit, të cilëve ju mbyllte mikrofonin e madje edhe nuk pritonte t'i ofendonte "ad hominem".
Përndryshe Orliç është inxhinier me profesion dhe njihet si një "klysh" shumë i besueshëm i Vuçiçit, i cili është i paskrupullt me rivalë”, përfundon ai.