Ndër tri kushtet që kryeministri Kurti vendosi për t'u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ishte edhe ai që Serbia ta dorëzojë në Kosovë terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij, të cilët kryen sulm terrorist në Kosovë në shtatorin e vitit të kaluar.
E pikërisht kjo pikë, si duket është bërë problematike për Serbinë, gjë e cila qoi edhe në dështimin e takimit trepalësh në Bruksel.
Por kjo lëvizje e Kurtit po vlerësohet si shumë e qëlluar edhe e mirë menduar.
“Unë e shoh kushtin e Kurtit, për dorëzimin e Radoiçiqit organeve të drejtësisë si kusht për takimin me Vuqiçin, si një lëvizje shumë të mençur dhe gjithashtu shumë të arsyeshme! Sidomos ky kusht ia ka bërë te qartë BE-së, se heshtja dhe injorimi i faktit se Radoiçiqi ka kryer akt terrorist nuk do tolerohet më nga shteti i Kosovës!”, shprehet Luan Gacaferi, anëtar i kryesisë së partisë Guxo.
Sipas tij, më këtë kusht, Kurti e kapi “mat” Vuçiqin.

“Ky kusht për dorëzimin e Radoiqiçit tek organet e drejtësisë në Kosovë, e ka kapur "mat" edhe Vuçiqin, i cili s'ka më si ta arsyetojë mos dorëzimin e Radoiçiqit në Kosovë, ku edhe e ka kryer aktin terrorist! Kushti i Zt. Kurti, qe të dorëzohet Radoiçiq ishte një grusht i rëndë dhe i pa pritur për Vuçiqin si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe atë brenda Serbisë!”, shton Gacaferi.
Por a do ta dorëzojë Serbia terroristin serb te shteti i Kosovës?
“Unë nuk besojë qe Vuçiq do e dorëzojë Radoiçiqin tek organet e drejtësisë në Kosovë! Por nëse shtohet presioni ndërkombëtar për ta dorëzuar Radoiçiqin, jam shumë i sigurt se Vuçiq do ta dorëzojë tek organet e drejtësisë në Kosovë, për të shpëtuar lëkurën e tij! Pra gjithçka varet nga presioni ndërkombëtar!”, thekson Gacaferi.
“Dhe për fund, unë jam i bindur se zt. Kurti, ka vepruar në mënyrë gjeniale duke ia lënë Vuçiqit, "ngile" taktikisht dhe tani topi është në fushën e Serbisë!”, përfundon për “Bota sot” anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi.