“Kancer për Kosovën”/ Analisti nga Amerika ‘godet’ ndërkombëtarët: Pse s’po e kërkoni prej Serbisë këtë gjë!

Politika

“Kancer për Kosovën”/ Analisti nga Amerika ‘godet’ ndërkombëtarët: Pse s’po e kërkoni prej Serbisë këtë gjë!

Nga: N. Sh. Më: 1 korrik 2024 Në ora: 16:16
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka folur për Qeverinë e Serbisë e cila sipas tij, është e tëra pro – ruse.

Ai thotë se shumë figura në këtë qeveri janë pro ruse, duke përmendur kër Aleksandar Vulinin, ish lider i BIA-s serbe, pastaj nenad Popoviqin.

Për këta thotë se janë në listën e zezë amerikane.

“Kjo tergon se kështu, në këtë mënyrë Vuçiqi ia ktheu perëndimit përgëdheljen e tyre, duke u treguar ashiqare se orientimi i saj nuk është perëndimi por me lindjen”, shton ai.

Maxharraj thotë se perëndimit nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të vetëdijësohen për qëndrimet e tyre proserbe, duke shtuar se, Vuçiq po e luan lojën e djallit me ndërkombëtarët.

“Formimit të qeverisë serbe me minsitra pro-rus si duket më së shumti iu gëzuar Joe Borrell, i cili as që e përmendi emrin e ministrave pro-rus dhe asnjë fjalë kritike se këta janë në listën e zezë pë rkorrupsion dhe bashkëpunim me Rusinë, por si paturp deklaroi se “mezi po pres të bashëkpunojë me qeverinë e re””, thekson profesori.

Sipas tij, insistimi i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit i shkon për shtati Serbisë dhe jo Kosovës.

“Këta bile shkojnë edhe më larg, duke i dhënë ultimatum Kosovës që të themelojë Asociacionin, e sidomos i kërkojnë që ta dërgojë në Kushtetuese planin Franko-Gjerman, i cili është në shumë çështje kundër Kushtetutës së Kosovës, mundëson një rrafsh të tretë juridik në Kosovë”, thekson ai.

Maxharraj pohon se, Kosova nuk duhet të lejojë që të bëhet kompromis me shtetësinë e saj, pasi çdo asociacion me nivel të tretë juridik është i dëmshëm për Kosovës, dhe e çon Kosovën në Republikë serbe me Dodikun në krye.

“Është e qartë insistimi ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit, dhe presioni që po i bëhet pa të drejtë për të fut në qenien e Kosovës këtë kancer vdjekjeprurës, por nuk është e qartë pse edhe Serbisë nuk po i kërkohet të zbatojë, bile as që detyrojnë që marrëveshjet t’i nënshkruajë si të obligueshme, por e lënë Vuçiqin të luaj me ta si “maca me miun”, duke thekusa më pastaj se unë nuk zbatojë asnjë marrëveshje, sepse nuk kam nënshkruar asgjë, pra ndërkombëtarët dalin hapatas në këtë rast edhe kundër normave, rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare si të obligueshme”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat