Vazhdon ta mbështesë Serbinë, Bosch ‘godet’ amabasadorin amerikan: Duket se Hill-it i pëlqejnë politikanët që..!

Politika

Vazhdon ta mbështesë Serbinë, Bosch ‘godet’ amabasadorin amerikan: Duket se Hill-it i pëlqejnë politikanët që..!

Nga: A.M. Më: 2 korrik 2024 Në ora: 10:22
Robert Bosch dhe Christopher Hill

Ndonëse BE-ja kishte paralajmëruar takimin trepalësh dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë kishin konfirmuar pjesëmarrjen, një gjë e tillë s’ka ndodhur më 26 qershor në Bruksel. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, në një deklaratë për media ka thënë se takimi s’ka ndodhur për shkak të tri kushteve të vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me dështimin e takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq ka folur edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ai ka thënë se aktualisht dialogu është në një situatë të vështirë dhe ka shtuar se është i kënaqur që pala serbe ka shprehur gatishmëri për bisedime në Bruksel.

“Ne vërtet mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, sepse besojmë se është rruga e duhur, në fakt e vetmja rrugë e drejtë”, ka thënë Hill, shkruan N1.

Kjo nuk është deklarata e vetme, përmes të cilës Hill ka mbështetur hapur Serbinë, pasi kohët e fundit, i ka shpeshtuar deklaratat e llojit të tillë.

Madje, për këtë anshmëri, amabasdori amerikan po kritikohet në vazhdimësi.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe ish-ambasadori holandez, Robert Bosch.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka shprehur shqetësim për këto qëndrime të Hill-it.

Megjithatë, Bosch nuk beson se janë edhe qëndrime të shtetit prej nga vjen ai, SHBA-së.

“Fatkeqësisht Hill po tregohet i njëanshëm.

Nuk e di nëse fakti që regjimet autokratike të Vuçiqit injoruan shqetësimet e popullsisë për nxjerrjen e litiumit nga kompania australiane luan rol, por kam frikë se po.

Hill duket se i pëlqejnë politikanët që përçmojnë vlerat demokratike, kjo nëse i përshtatet qëllimeve të tij ekonomike. Dyshoj se kjo gjë mbështet nga shteti”, deklaroi Robert Bosch.

Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimi me Borellin, konfirmoi kërkesat e paraqitura, ku theksoi se kërkoi "garanci për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat mundësojnë zbatimin e marrëveshjeve".

“Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha kryeministri Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat