Ditë më parë eurodeputeti austriak Lukas Mandl, është deklaruar rreth largimit të Joseph Borrell nga pozita e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Ai tha se shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputetja Arijeta Rexhepi.
Ajo e pa shumë të arsyeshme deklaratën e Mandl duke theksuar që i njejti ka pasur shumë angazhime në Republikën tonë dhe vlerëson në mënyrë të drejë angazhimet e emisarëve.
“Është mirë kur vet brenda BE-së ka qasje kritike ndaj përfaqësuesve të këtij insitucioni. E tillë më duket edhe qasja e eurodeputetit austriak Lukas Mandl, i cili ka pasur shumë deklarata e angazhime mbështetëse ndaj Republikës sonë.
Besoj që më angazhimin ditor dhe marrjen shumë me Kosovën deputeti Mandl të ketë parë edhe qasjen e përfaqësuesve e ndërmjetësuesve dhe qëndrimi i tij nuk është e është i rastësishëm dhe i pabazuar”, u shpreh ai.
Më tej, deputetja shprehet optimiste për qasjen që do të ketë Kaja Kallas.
Sipas saj, ndryshimi i udhëheqjes do të sjellë një erë të re në politikën e jashtme të BE-së.
“Nga Kaja Kallas presim dhe besojmë në një qasje më proaktive dhe të vendosur në politikën e jashtme të BE-së, duke përfshirë çështjet e Ballkanit Perëndimor sikurse presim që BE do të rivlerësojë prioritetet dhe strategjitë e saj në rajon, duke përfshirë një fokus më të madh në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në çdo rast, ndryshimi i udhëheqjes do të sjellë një erë të re në politikën e jashtme të BE-së dhe do të ndikojë në dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, foli deputetja Rexhepi për “Bota sot”.