Alarmon Driton Tali: Dialogu mund të degradojë tërësisht – ky është parashkimi i tij!

Politika

Alarmon Driton Tali: Dialogu mund të degradojë tërësisht – ky është parashkimi i tij!

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2024 Në ora: 21:58
Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak

Dje, Kosova dhe Serbia zhvilluan takimin trepalësh në Bruksel.

Emisari Miroslav Lajçak, dekalri se janë rën ëdakord për një sërë hapash.

“Kemi diskutuar për një gamë të gjerë çështjesh dhe kemi rënë dakord për një sërë hapash në vazhdim”, shkroi Lajçak në X.

Kurse, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e akuzoi palën serbe se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të Marrëveshjes Bazë.

Derisa, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, e kritikoi palën shqiptare se nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Analisti Driton Tali në një pronocim për "Bota sot", thotë se Serbia po insiston tash e sa kohë për formimin e Asociacionit, madje ata po po duan ta stopojnë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“Serbia ka kohë që insiston në krijimin e Asociacionit, siç thonë zyrtarët e saj, "sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 respektivisht të vitit 2015", por ama nuk do ta njohin Kosovën!

Sipas mundësive të tyre, duke e bërë edhe të pamundurën, duan ta stopojnë anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në OKB por edhe në Këshillin e Europës, Interpol, UNESCO apo cilëndo organizatë ndërkombëtare. Dhe thonë se Asociacioni është kusht për "normalizimi e marrëdhënieve"!?, thotë ai.

Tutje, Tali pyet, si mund të ketë normalizim me dikë që synon të të zhbëjë?

Tali potencon se nuk sheh zhvillime pozitive nga ky dialog i imponuar.

“Unë në vazhdimësi pyes këdo që mund të më shpjegojë: "ju lutem më tregoni se çka domethënë idioma 'normalizim i marrëdhënieve' se nuk e kam të qartë?!".

Si mund të "normalizohen marrëdhëniet" me dikë që synon të të zhbëjë!? Për mua kjo idiomë politike në këto rrethana është futile - krejtësisht e pa kuptimtë!

Prandaj unë nuk shoh zhvillime pozitive nga ky dialog i imponuar "sa për sy e faqe".

Pres që ky avaz të vazhdojë kështu derisa ta kemi "këtë Rusi", e cila e përkrahë dhe trimëron "këtë Serbi".

Bile nuk e përjashtoj mundësinë që ky dialog të degradojë tërësisht e të stopohet, nëse i duhet Putinit për hesape të veta, ose edhe më keq për të filluar ndonjë konflikt, por nuk shoh ndonjë zhvillim pozitiv për faktin se qëllimet e "kësaj Kosove" dhe "kësaj Serbie" janë diametralisht të kundërta. Në për qëllim kemi që Repulika jonë të funksionakizohet dhe Pavarësia saj të rrumbullaksohet me anëtarsimin e saj në OKB kurse "kjo Serbi" për qëllim ka shkatërrimin e Republikës tonë”, shpjegon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat