Që nga sulmi në Banjskë deklarata kërcënuese të vazhdueshme kemi nga Serbia kundrejt Kosovës,
Vuçiq është ai i cili në vazhdmsi kërkon vëmendje përmes deklaratave nxitëse për konflikt.
Mirëpo të brishtë situatën e ka parë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka përsëritur deklaratën që Serbia po përgatit sulm ndaj Kosovës.
E në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur ish-zv.ministri e Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka.
Ai thotë se deklarata kërcënuese nga Vuçiq nuk janë surprizë dhe se të tilla kemi që nga pas lufta.
“Vuçiqi është pinjoll i Millosheviqit”, thotë ndër tjera Zeka.
“Deklarata të tilla kemi për 20 vitet e pasluftës. Nuk janë surpriza.
Vuçiqi është pinjoll i Millosheviqit. Fatkeqësi është që gjeografia dhe territori na ka lidhur me ta dhe problemet nuk do të zgjidhen lehtë. Serbia jeton me mitin për Kosovën”, u shpreh ai.
Më tej, Zeka thekson që nuk do të kemi rast të përshkallëzimit të situatës dhe se Serbia tani i përket të kalurës.
“Mund të ketë ndonjë rast të izoluar por assesi që të ketë përshkallëzim. Serbia tani i përket të kaluarës por nuk duhet harruar se vet politika e tyre qindvjeçare është ndërtuar mbi gjenocidin, shtypjen etj. Një çështje që duhet ta kuptojmë që aleancat, miqësitë duhet të mirëmbahen përndryshe ato kanë edhe interesa tjera dhe me kalimin e viteve ndryshojnë. Shikoni sot Gjermania dhe Franca bashkëveprojnë në politikën ndërkombëtare e ku ishin gjatë Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh për “Bota sot”, Izmi Zeka.
Kujtojmë që për sulmin në Banjskë, Serbia ende nuk është dënuar e as nuk është kapur Milan Radoiçiq.