Raportet në mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mos jenë në “ditët më të mira”.
Mos respektimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve, marrëveshje kjo e nënshkruar nga të dyja vendet në Ohër, po sjellë ‘probleme’ madje edhe kërcënime për trazira të reja.
Serbia po stërvit qindra ushtarë, po blen armatim dhe po përgatitet për sulm të ri të ngjashëm sikur ai i Banjskës, janë raportimet pothuajse të përditshme.
“Institucionet tona kanë informacione të sakta që një grup tjetër prej qindra personash, sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë, po përgatiten për një sulm eventual që mund ta përjetojmë”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjfuca.
Ndërsa, eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj, ka thënë se Serbia po blen armatime dhe ka për qëllim shtimin e tyre.
“Sa kohë nuk kemi angazhim të NATO-s direkt në Ukrainë, Rusia e ka të paimagjinueshme të hapë një front tjetër në Kosovë, pasi do të përballet direkt me NATO-n. Në moment që NATO vendos të angazhohet ushtarakisht në Ukrainë, asaj nuk do i mbesin forca, madje do heqë edhe ato që janë në Kosovë, ndaj Kosova do të mbetet e pambrojtur. Në këtë moment Serbia mund të sulmojë veriun në Kosovë. Për këtë i duhen armatime. Armiku i vetëm i Serbisë janë shqiptarët, përfshirë edhe Shqipërinë. Për këtë arsye Serbia na shikon të gjithëve ne shqiptarët si një rrezik Netanyahu pretendon sërish se SHBA-ja po vonon dërgesat e armëve. Për këtë arsye po armatoset, ndërsa ne nuk po armatosemi njësoj si Serbia. Ajo ka stoqe të saj, pasi gjatë luftës në Kosovë nuk humbi shumë armatime. Ajo ka diversifikuar prodhimet e saj ushtarake në bazë të nevojave që ka tregu i sotëm. Ajo ka stoqe dhe vazhdon të blejë nga vende të ndryshme, blen edhe armatime të përdorura. Ajo ka si qëllim pasurimin dhe shtimin e armatimit, ata po blejnë armë ku të munden. Ndërsa ne jemi të limituar. Kosova nuk mund të blejë asnjë armatim pa miratimin e komandës së KFOR-i”, deklaroi Goxhaj.
Gjersa, Serbia vazhdon me këto ‘përgatitje’ e deklarata kërcënuese për sulm, ndihet nevoja e paralajmërimit të menjëhershëm që të qëndrojë larg Kosovës.
Por, një paralajmërimet nuk i sheh të arsyeshme profesori amerikan Daniel Serwer, i cili në një bashkëbisedime me “Bota sot”, thotë se pasojat do të funksiononin, jo paralajmërimet.
“Paralajmërimet nuk do të funksiononin për Serbinë, ndaj saj duhet të veprohet me pasoja”, deklaron profesori.
Në anën tjetër, organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, endet i lirë në Serbi dhe ndaj sulmit terrorist nuk janë ndërmarrë masa ndaj tij, por as ndaj Serbisë.
Pos që nuk janë marrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, ndaj Kosovës nuk janë larguar ato edhe pse Kosova ka plotësuar kushtet e vëna nga BE-ja për destabilizim të situatës.
I pyetur nga “Bota sot”, nëse mosndëshkim i Serbisë për ngjarjen e 24 shtatorit dhe lirimi i Milan Radojçiqit, por edhe mos heqja e masave ndaj Kosovës ndikojnë në destabilizimin e Kosovës deri në një luftë të mundshme, Serwer thotë se Serbia ndihet e fuqizuar.
“Serbia po ndihet e fuqizuar. Ne e dimë se çfarë do të thotë”, thotë Serwer.
Theksojmë, se në vazhdën e propagandave të Serbisë mund të shfrytëzohet edhe rasti i vrasjes së policit serb, ku në vendin e vrasjes është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizi.