Pas rreth 40 orë kërkimesh, Faton Hajrizi u vra ditë më parë në Serbi.
Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe kolegut të tij, Faton Hajrizi, është vrarë nga policia serbe.
“Pjesëtarët e policisë vranë vrasësin e policit në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.
Ai vë në pikëpyetje ikjen e Hajrizit duke nënvizuar që mund ta kenë ndihmuar BIA serbe.
“Kriminelet serbomëdhenjë Daçiq e Vuçiq dolën shpejtë me të dhëna se si u krye rasti në LLloznicë”, shton tutje ai.
“Faton Hajrizi ishte në burgun e hapur në Kosovë. Kryerja e dënimit ishte në përfundim. Iku nga burgu dhe shkoj në Serbi.
Si u bë kjo?
Rasti i tillë tregon se BIA serbe e kriminelëve të luftës Vuçiq-Daçiq është aktivë në Kosovë. Natyrisht se kjo nuk është një gjë shumë e rëndë.
Fakti se në shumë institucione të Kosovës nga UNMIK dhe EULEX u angazhuan, ish-shërbëtorët e regjimit serbomadh, tregon se skenari serb për Faton Hajrizin fillon nga ikja nga burgu dhe përfundon me ekzekutim në Serbi.
Kriminelet serbomëdhenjë Daçiq e Vuçiq dolën shpejtë me të dhëna se si u krye rasti në LLloznicë.
Të dhënat ishin të lidhura mirë. Kështu patën vepruar edhe në vitin 1998/99 në Pejë, në rastin e njohur si " Panda", ku disa të ri serbë i vranë vetë nga policia serbe për të akuzuar shqiptarët”, u shpreh ai.
Më tej, profesori hedh dyshime të forta në lidhje me ikjen e Hajrizit duke nënvizuar që arratisja e tij është përgatitur nga BIA serbe dhe ka qëllim politik.
“Iku Fatoni nga burgu?
Nuk u dha fare mendimi si iki dhe kush i ndihmoj të ikte!
Kjo, duhet të dihet, sepse duke e ditur se kush e ka ndihmuar në Kosovë dhe në Serbi del skenimi i bërë dhe zbulohen bashkëpunëtorët e BIA-së serbe. Për mua nuk ka asnjë dyshim se këtë vepër e ka organizuar, përgatitur dhe zbatuar BIA serbe. Qëllimi është politik”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.