Njohja e Kosovës është një histori e përfunduar.
Kështu ka deklaruar Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetoën në Uashington në një intervistë të dhënë së fundmi.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur Driton Tali.
Ai thotë se deklarata e profesorit Kupchan është thënë nga prespektiva e një intelektuali të paanshëm përendimor.
Sipas Talit, që Kosova është e pavarur tashmë e dijnë të gjithë qytetarët e Serbisë, pa marrë parasysh se sa racistë mund të jenë ndaj shqiptarëve.
“Profesori i nderuar me deklaratën se "njohja e Kosovës është një histori e përfunduar" është shprehur nga perspektiva e një intelektuali të paanshëm perendimor. Për faktin se gjitha shtetet serioze që e kanë njohur Reoublikën e Kosovës, për ato çështja e njohjes ka përfunduar në atë koment. Pra këtu s'ka çka debatojmë më.
Zatën, këtë e dijnë edhe qytetarët e Serbisë. Po ta pyesim cilindo serb, pa marrë parasysh se sa racist mund të jetë ndaj shqiptarëve, se a është Kosova e pavarur do të thotë po”, u shpreh ai.
Më tej, Tali thotë që Kosova për Serbinë është e pavarur që nga qershori 1999 mirëpo që e njejta vuan nga hexhemonizmi, ashtu siç vuan ta zëmë edhe mentorja e saj - "kjo Rusi".
Në fund, ai nënvizon se kjo qasje pret të ndryshoj kur Putin dorëzohet në Ukrainë.
“Në relacion me Serbinë, de facto Kosova është e pavarur që nga qershori i 1999, pra që kur u tërhoq ushtria dhe administrata e Serbisë nga Kosova.
Por "kjo Serbi" akoma vuan nga hexhemonizmi, ashtu siç vuan ta zëmë edhe mentorja e saj - "kjo Rusi".
Që të dyjat e dijnë se kapacitet e tyre ekonomike, shoqërore e politike janë jo të mjaftueshme për ta suportu këtë atitudë, por ato edhe me tutje vazhdojnë me avazin e vjetër sepse janë pengje të politikanëve autokratë të korruptuar.
Unë pres që kjo qasje, ky mentalitet, sa i përket Serbisë, të dominojë derisa të dorëzohet Putini (mentori i saj) në Ukrainë, e pas dorëzimit të Putinit edhe fryma në Serbi do të ndryshoj për 180 shkallë”, përfundoi Driton Tali për “Bota sot”.