Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Qytetarët e Kosovës shpresojnë që politika amerikane të vazhdojë mbështetjen për vendin, pavarësisht tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara për një mandat të ri, në zgjedhjet e nëntorit.
E në lidhje me ndikimin e largimit të Biden nga gara presidenciale, foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.
Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” u sh preh se nuk do të ndodhë diçka e keqe për Kosovën, ne largimin e Biden, pasi beson se Harris është më e aftë së ky i fundit.
Madje, avokati tha se Kamala Harris i ka të gjitha mundësitë të fitojë.
“Asgjë nuk mund të ndodhë... Ajo që ka ardhur në zë, është më e aftë se Biden.
Bideni nuk ka më forcë mendore, se e ka rënduar shumë skleroza në memorie. Dhe këtë e tregoi botërisht në këto kohët e fundit.
Në skenë për të garuar si presidente, në vitin 2025, është Kamala Harris.
Shumë e aftë, dhe është hera e dytë në USA që garon një grua.
I ka të gjitha mundësitë të fitojë”, deklaroi ai.
Sipas avokatit shqiptar, gara do të jetë shumë e fortë, por që tani Harris ka dalë sipër Trumpit.
“E sfidon Trumpin, sepse e ka forcën morale të pakomprometuar dhe ka një elokuece të veçantë, që e përcjell ngaherë me një gëzim politik që i ka dhënë vlerë.
Pranda, gara do të jetë e fortë, por Harris që tani ka dalë sipër Trump-it.
Të shohim, nga Harris mendoj se do të kemi mundësinë të njihemi me një stil të ri të elokuencës politike të një gruaje…”, përfundoi Spartak Ngjela për “Bota sot”.