Gjermania në linjë me KFOR-in, kundër hapjes së urës, reagon profesori: Çka po fshehin ndërkombëtarët – jep këtë parashikim

Politika

Gjermania në linjë me KFOR-in, kundër hapjes së urës, reagon profesori: Çka po fshehin ndërkombëtarët – jep këtë parashikim

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2024 Në ora: 07:58
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se mbështet plotësisht linjat e kuqe të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për urën kryesore mbi lumin Ibër.

Kjo urë - që ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe - është e hapur për këmbësorët, por jo për vetura.

Profesori Binak Maxharraj, ka thënë se reagimi i ambasadorit gjerman ishte i pa vend dhe i pa matur, sepse me vijat e kque që përmend ambasadori thellohet ndarja.

Ai madje, këto vija të kuqe i lidh me vrasjet e shqiptarëve, që po në atë urë është bërë kasaphane.

“Është shumë i papritur reagimi bizar, i pa matur dhe shumë i turpshëm i amb. Gjermanisë mike Joen Rohde në Kosovës i cili theksoi se mbështet “vijat e kuq” të vëna nga KFOR-i siç thotë ai. Çfarë ideje, dhe çfarë do të thonë këto vija të kuqe që sipas teje shtrihën mbi urën e Ibrit te cilat dukën si gjarpinjë gjaku. Mos ki ndërmend se me hapjën evetuale mbi urë do bëhet kasaphane, bash si ateherë ku një vit pas çlirimit me 2-3 shkurt 2000 krimineltë, bandat kriminele të Vuçiqit me ndihmën e KFOR-t françez bënë pastrimin etnik të shqiptarëve duke i depërtuar me dhunë mbi 15.000 shqiptarë dhe duke i vrarë mbi 12 sish duke i lënë vijat e gjakut mbi urë. Që nga ky moment ura u bllokua, nga rojet e urës dhe nga KFOR-i françez të ndihmuar nga UDB e Serbisë, por aty ishin të pranishëm edhe disa lider të dalë nga lufta të cilat ia bënë amin këtij depërtimi të dhunshëm të shqiptarëve në jug. Ura sot e kësaj dite nuk u hap të cilën edhe pas tri dekadave po hetizoni ta hapni duke e thyer të drejtën elementare për levizjën e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Por, pse kur po përmendet hapja e urës çohet amb.gjerman Johrn Rohde duke theksuar se i përkrah vijat e kuqe. Kush dhe pse i vuri këto vija te kuqe që simbolizojnë jo bashkimin por ndarje. A janë sinonim këto vija të kuqe që po i përmend amb.gjerman me ato vijat e kuqe të gjakut të cilat mbeten mbi urë kur u vanë mbi 12 shqipar të cilët nuk pranoin të depërtoheshin në jug, nuk donin të lënë shtëpitë e tyre. Pse, u vunë këto vija te kuqe përsëri mbi vijat e gjakut të shqiptarëve të vrarë”, shprehet ai.

Më tej, profesori pyet ambasadorin gjerman se çka do të thonë vijat e kuqe?

Maxharraj, më tej thotë se gjithë ky kundërshtim nga ndërkombëtarët për hapjen e urës, a mos vallë ata fshehin diçka pas kësaj?

“Çka do te thotë z.ambasador Rohde vënja e vijave te kuqe.

Pasi që i madh e i vogël nga ndërkombetaret, nga BE dhe Amerika janë çuar peshë për mos lejimin e hapjes se urës duhet të thonë haptas se këto vija të kuqe të përziera me vijat e kuqe nga gjaku i shqiptarëve simbolizon edhe kufirin e ardhshëm midis Kosovës dhe Serbisë. Çka ndërkombëtarët po fshehin pas këtyre vijave te kuqe.

z.Ambsador Rhode për mundësinë e ndarjës se Kosovës dhe koorigjimit të kufinjve është fol haptas edhe para disa vitesh sidomos midis kalorsëve për ndarjën e Kosovës, për koorigjimin e kufinjee të treshës; Vuçqit,Thaçi dhe Rama. Ishte pikërisht zonja e hekurt kancelarja e Gjermanisë Angelia Merkel e cila fort i ra tavolinës me grusht duke i thënë kësaj treshje famëkeqe shporruni se derisa jam unë kancelare nuk ka dhe nuk do te ketë ndarje te Kosovës e as koorigjim të kufinjve. Pse z.Rohde sot ti i përmend dhe i përkrah këto vijat e kuqe mbi urën e Ibrit, a mos ke harruar atë vijën e madhe te kuqe prej muri i cili e ndau Gjermaninë në dy pjesë duke lenë dhembje dhe vaje, ndarjën e një populli, ndarjën e familjeve në dy pjesë.

Atëherë ç’të duhën t’i përmendësh vijat e kuqe mbi urën e Ibrit të cilat simbolizon ndarjën e jo bashkimi, si mund të vëni vija të kuqe brenda territorit sovran të Kosovës, a do të thotë kjo se ju dini planet e shtrigës Evropë për ndarjën e Kosovës.

Ju mund të vëni vija të kuqe, ndaçi edhe vija me ngjyra tjera, po një gjë duhet të dini se populli i Kosovës nuk i pranon ato vija të Evropës plakë, sepse ato vija jo që simbolizojnë ndarje por ato ndjellin edhe luftë”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat