“Edhe financimet i ka të dyshimta”, akuzat e rënda të Haradinajt ndaj Kurtit – vjen thirrja e fortë për organet e drejtësisë!

Politika

“Edhe financimet i ka të dyshimta”, akuzat e rënda të Haradinajt ndaj Kurtit – vjen thirrja e fortë për organet e drejtësisë!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 16 gusht 2024 Në ora: 15:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Që nga ardhja në pushtet e Kurtit, një nga më të zëshmit me kritika ka qenë Haradinajt.

Mirëpo, së fundi ka hedhur disa akuza të rënda, ku ka thënë se historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”.

Kreu i AAK-së vazhdon me insistimin se Kurti është i rekrutuar nga Serbia, teksa përmend, siç i quan ai, dëmet që i ka shkaktuar Kosovës.

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se zyrtarët qeveritar kanë kërkuar nga Serbia që ta dinë numrin e saktë të ish-ushtarëve të UÇPMB-së.

Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj, teksa kritika ka edhe për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore. Këtë, Haradinaj e quan torturim.

E fatkeqësisht këto akuza të Haradinajt kanë kaluar si në heshtje, edhe pse janë akuza tejet të rënda ndaj Kurtit.

Mehazi: Dështimet politike të Haradinajt aq shumë e kanë mllefosur sa që pa logjikë politike akuzon Kurtin si njeri i Serbisë

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli profesori Sulejman Mehazi, i cili vlerëson se Haradinaj këto akuza po i bën me urdhër të “mikut të tij Radoiçiqit”.

Image
Sulejman Mehazi

Po ashtu, potencoi se këto deklarata të kreut të AAK-së janë shpifëse dhe vajtuese, pasi dihet që ishte pikërisht ai që bashkëpunonte sa ishte në qeveri me kriminelin serb, Milan Radoiçiq.

Akuzat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, janë të porositura nga miku i tij i zemrës Radoiçiqi, të cilin Ramushi e Pronto njëzet vjet radhazi kanë qeverisur me krye terroristin serb Radojçiqin. Sa alergjike, vajtuese e shpifëse  është deklarata e Ramush Haradinajt se: "Kurti ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë" kur dihet se, Albin Kurtin, e kanë ngritur në pozicionin e lartë të kryeministrit mbi 50% të qytetarëve të Kosovës, aq është i verbuar mendërisht Haradinaj  sa që nuk kthehet prapa për të shikuar veten se pa ndihmën e "brat" Radoiçiqit të Listës serbe kurrë nuk do i mundësohej të bëhej kryeministër i Kosovës që me anë të Radojçiqit pasurohej Haradinaj duke rrezikuar sovranitetin e Kosovës në veri”.

Krahas kësaj profesori se dështimet e shumta personale, e kanë mllefosur Haradinajn, që po akuzon kaq rëndë Kurtin për lidhje me Serbinë.

“Dështimet politike të Haradinajt aq shumë e kanë mllefosur sa që pa logjikë politike akuzon Kurtin si njeri i Serbisë, përkundrazi të gjithë e dimë se krye terroristi serb Radojçiqi ka qenë miku më i afër i shtëpisë së Haradinajt, gjithë e dimë se Haradinaj dhe Radojçiqi në veri të Kosovës kanë ushqyer njëri tjetrin me korrupsion grandioze milionëshe. Pikërisht Radojçiqi tog me Vuçiqin e kanë ngritur Haradinaj në pozicione të larta shtetërore për shkak ndarjes së veriut, Ramush pehlivani me bandën Pronto të Mustafave dhe Thaçave kanë bashkëpunuar me Vuçiqin e Radojçiqin, jo Kurti që ua ka futur friken kriminelëve serbë të Listës serbe në veri të vendit”, theksoi Mehazi.

Ndër të tjera, tha se Kurtin nuk e trembin aspak shpifjet dhe akuzat e Haradinajt.

Shkurt e qartë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, aq është i flaktë për Kosovë sa që nuk e trembin as sulmet e BE-së, Serbisë e jo më shpifjet e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Për të kuptuar sesa i fuqishëm është, Albin Kurti, bëjmë një pyetje logjike, pse Kurtin e sulmojnë dhe luftojnë ashpër të gjithë: opozita, Serbia dhe BE-ja, por ai është i paprekshëm?”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Qarri: Ramush Haradinaj, nëse vërtetë ka informata të tilla, nuk e di, pse duhet të lejojë që të rrezikohet shteti

Image
Gani Qarri

Kurse, analisti Gani Qarri tha se këto janë deklarata skandaloze të Haradinajt, për të cilat nëse del që janë shpifje duhet të dërgohet direkt në burg.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se nëse realisht Kurti do të bënte një gjë të tillë do duhej të largohej nga posti i kryeministrit dhe të dilte në bankën e të akuzuarve.

Nëse Ramush Haradinaj me prononcimet e tij kaq skandaloze dhe të paprecedent, njëmend është duke i gënjyer publikisht qytetarët me qëllim irritimi publik, për ta shantazhuar komplet një shtet dhe popull, ai duhet të dërgohet menjëherë në burg, ndërsa, në anën tjetër, po qese vërtetohet implikimi që Haradinaj, në mënyrë kaq sharlatanë dhe pa asnjë fije kulture prezantimi, deklaron publikisht në mediat e dyshimta, për Kurtin, as Kurti nuk duhet të falet, por duhet edhe ai të shkarkohet menjëherë nga pozita e kryeministrit dhe të vendoset në bankën e të akuzuarve, për të marrë dënimin e merituar, sipas veprës, nëse realisht edhe e ka kryer.

Gjithashtu, ai vlerëson se nuk ka drejtësi dhe gjyqtar që guxon të merret me Haradinajn, i cili me shpifjet e fundit po ‘lufton’ Kurtin, pasi janë afruar edhe zgjedhjet e reja parlamentare.

Ndaj duke qenë i sigurt, se nuk ka drejtësi, prokuror as gjyqtar, që do të guxonte të merret me te dhe bodigardët e tij, gjysmë analfabet, një tip gangster si Ramush Haradinaj, apo edhe "specialisti i informatikës" me prononcimet e herëpashershme të tipit fshataresko-malor në partinë e tij, të frikësuar se populli i Kosovës, ua ka thyer tërësisht shpinën dhe në zgjedhjet e ardhshme, ka rrezik potencial, që të bien përfundimisht edhe nën pragun zgjedhor, me shpresën se do të përfitojnë diçka sado të vogël, qoftë edhe me shpifjet, e minutave të e fundit, bëhet gjithë kjo “luftë kaq e ashpër” nga Haradinaj ndaj Kurtit, pasi edhe zgjedhjet e reja janë afër.

Sido që të jetë, të akuzohet në mënyrë paushallë kryeministrin Kurti, pa paraqitur asnjë dëshmi, qoftë edhe një dokument, apo argument të vetëm autentik, të cilat, nëse ekzistojnë, njerëzit edhe duan ti shohin, salte të tilla mund të bëjë vetëm Ramush Haradinaj me kompani”, nënvizoi ai.

Në vazhdim, analisti Ramush Haradinaj, nëse vërtetë ka informata të tilla, nuk duhet të lejojë që të rrezikohet shteti.

Kështu që ky lloj skandali kaq i turpshëm dhe i paprecedent me lojëra të ndyta e të pakontrolluara agjenturoro-politike, që po ia qet faqen e zezë gjithë shtetit dhe popullit të Kosovës edhe para ndërkombëtarëve, duhet përfundimisht të mbyllet këtu, duke u dhënë fund në rast nevoje edhe me ligj, prononcimeve të tilla agjenturore nëpër media të dyshimta të cilat duhet të jenë të vetëdijshme se edhe ato mbajnë përgjegjësi para ligjit, për plasimin e të vërtetës, përndryshe duhet të dënohen në mënyrën më të ashpër deri te heqja e licencës.

Ramush Haradinaj, nëse vërtetë ka informata të tilla, nuk e di, pse duhet të lejojë që të rrezikohet shteti, në vend se ti dërgojë ato urgjentisht në prokurori dhe të kërkojë që të trajtohen me prioritet, me kërcënimin se nëse prokuroria nuk vepron, të dhënat që ai ka, do ti bëj publike edhe për opinionin dhe do të kërkojë ndihmën e qytetarëve për rrëzimin e qeverisë”.

Në fund, Qarri tha se është e rëndë të shantazhohet kështu kaq ulët.

Është veprim i rëndë penal, të shantazhohet në këtë mënyrë kaq të ulët, gjithë populli i Kosovës, përmes mediave të shitura me para apo edhe nën imponimin e tij, të cilat edhe ato duhet të thirren në përgjegjësi para ligjit.

Kurse akuzat kaq të rënda ndaj kryeministrit Kurti, se ai u financuaka nga armiqtë, se paska qenë në mision te armiqtë, dhe gjoja ata e paskan ndihmuar për tu ngritur në pozitë, përderisa të mos vërtetohen ato që thotë ai, janë vetëm fjalë të pa verifikuara, me të cilat Ramushi sikur pretendon se "armiqtë" e këtij vendi, edhe atë e paskan rrëzuar nga qeverisja, vetëm pse ai, sa udhëhiqte qeverinë e PAN-it, lejonte ministren e tij Dhurata Hoxha të paguante firmat franceze për propagandimin e ndarjes së Kosovës, në kryeqytetet evropiane e botërore, derisa vet “shiti” edhe Çakorrin, Zhlebin dhe Kullën duke lënë Kosovën edhe pa 8300 hektarë tokë të vlershme, autoktone, pretencë që vërtetë nuk ka asnjë kuptim”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat