Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate muaj më parë kanë lidhur koalicion mes vete për zgjedhjet e ardhshme, që do të mbahet më 9 shkurt 2025.
Ata madje, edhe kanë niusr “fushatën” me premtime të mëdha, e po ashtu edhe me kritika të ashpra për Qeverinë Kurti dhe punën e saj.
Njohësi i politikës, Saim Tahiraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky koalicion nuk është ndonjë risi sepse janë i njejti brum duke shtuar se dy liderët e krëtyre partive janë produkt i të njejtës shkollë ideologjike.
“Koalicioni AAK-NISMA, lidhur muaj më parë, nuk është një risi por një veprim i zakonshëm i të dy partive që janë formuar nga i njejti brum. Që të dy liderët e këtyre partive janë produkt i të njejtës shkollë ideologjike, tani me dallime të vogla sa për të thënë se jemi të ndryshëm. Shoqëria kosovare i ka të njohura mirë veprimet e këtyre dy partive, si në pushtet e po ashtu në opozitë.
Gjatë qeverisjes së tyre nuk janë shquar për ndonjë qeverisje të mirë, përkundrazi korrupsioni dhe pasurimi i tyre ka lulëzuar. Duke u bazuar në këta parametra qeverisës mendoj se nuk do kenë rritje, ose një rritje fare të vogël”, thotë ai.
Tutje, ai përmend edhe opozitarimin që ka qenë i zbehtë, duke shtuar se opozita vështirë që do e rrezikojnë fitoren e VV-së.
“Gjithashtu edhe opozitarizmi i tyre ka qenë i zbehtë si dhe i partive tjera opozitare, andaj vështirë që do e rrezikojnë fitoren e VV-së. Mbetet të shiqohet se si po e zhvillojnë fushatën elektorale dhe cilën strategji do e përdorin, por prapë po e theë se nuk janë faktorë që do e rrisin përqindjen në një shkallë të dëshirueshme për ta. Janë një kartë e djegur pa prespektivë përmirësimi, duhen ndryshime të mëdha në organet drejtuese të këtyre partive për të rikthyer besimin e elektoratit”, përfudnon ai për “Bota sot”.