Tha se në rast të destabilizimit mund të “arrestohet” Kurti/ Tali i reagon ashpër Kryeziut

Politika

Tha se në rast të destabilizimit mund të “arrestohet” Kurti/ Tali i reagon ashpër Kryeziut

Nga: A.SH. Më: 22 gusht 2024 Në ora: 19:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se KFOR është përgjegjës për sigurinë e veriut dhe nëse kryeministri në rrethana të caktuara mund të “arrestohet ose ndalohet” nga KFOR nëse është i përfshirë në destabilizim të vendit.

“Sovranitetin nuk e kemi të plotë. Arsyeja është se segmentin më të rëndësishme të një shteti e ka në mbikëqyre forcat ushtarake të huaja, respektivisht KFOR-i. Kështu që ne duhet ta kemi parasysh këtë, nuk kemi sovranitet të plotë.

Sovranitetin dhe integritetin territorial e kemi të bartur të KFOR-i. Këta në moment të caktuar urdhërojnë, bëjnë biseda dhe të urdhërojnë, ta urdhërojnë edhe kryeministri, edhe ta arrestojnë kryeministrin. Ka të drejtë. Detyrë e ka (ta arrestojë). Nëse vjen deri te destabilizimi total i situatës që ata kanë investuar edhe në aspektin ushtarak edhe në aspektin financiar… e ndalon ta quajë, jo ta burgosë, e ndalon në veprim”, ka shtuar Kryeziu.

Image
Kadri Kryeziu

Analisti Driton Tali, ka thënë se kësaj deklarate nuk i duhet bërë publicitet fare, sepse është e pamenduar dhe e ngutshme.

“Deklaratës se “KFOR-i mund ta ‘arrestojë’ edhe kryeministrin, nëse e destabilizon situatën”, nuk ja vlen t'i jepet publicitet sepse është deklaratë e ngutshme dhe e pamenduar, për mos të thënë naive.

E, si paska KFOR-i me burgos një kryeministër i zgjedhur lirshëm nga qytetarët me vota?! Dhe, si një urë e hapur për këmbësorë, nëse hapet edhe për makina, po e destabilizoka vendin në aso përmasa sa të ketë luftë në mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it?!

E shihni sa nonsens është. Pa e përmend faktin se disa qindra metra më tujte ke urë të hapur për trafik që lidhin dy pjesët e qytetit. Pra, nëse trafiku mbi urë do e destabilizotne atë pjesë, atëherë urat e hapura për qarkullim trafiku moti do e bënin atë”, deklaron ai.

Image
Driton Tali

Tali thotë se Qeveria duhet të kritikohet, por për të bërë punë ehde më të mira, duke shtuar tutje, që kritika të mos jetë edhe në kundërshtim me interesat e shtetit.

Duke sqaruar më tej, anasliti thotë se kjo Serbi që po e kundërshton hapjen e urës, dëshiron që ta bëjë me pazare politike e në dëm të Kosovës.

“Unë e kam parasysh faktin që Qeveria duhet kritikuar gjithmonë, me qëllim që t'i jepet presion që ajo të performojë më mirë e më mirë. Fundja për atë është Qeveria - për atë ka konkuruar vullnetshëm dhe për atë paguhet.

Mirëpo, kritika nuk duhet të jetë në kundërshtim me intersat e shtetit, në stilin veç sa për të kritikuar, apo edhe për të ndonjë përfitim të mundshëm minor (qoftë partiak-politik qoftë financiar) krahasuar me dëmin politik që mund t'i shkaktohet Republikës sonë.

Prandaj ky politizim i panevojshëm, me vullnetin e kritikueseve apo pa, sipas mendimit tim është duke çuar ujë në mullirin e hegjemonizmit serb.

“Kjo Serbi” e kundërshton hapjen për trafik të kësaj ure sepse do që me pazare politike ta bëjë. Pra ta përdorë për kusure të vazhdueshme politike natyrisht për të përfituar diçka edhe më shumë në dëm të Kosovës. Shiheni njëherë se si e paraqesin, se çfarë karakteri i kanë dhënë, “simbol të rezistencës kundër dhunës dhe gjenocid ndaj serbëve që bënë dikur nacionalistët shqiptarë me UÇK-ën në krye, e tashti Qeveria Kurti" e broçkulla të ngjashme”, përfudnon ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat