Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ai është liruar nga burgu serb nga Koshtunica.
Rreth kësaj, në një intervsitë për “Bota sot”, ka folur dpeutetja e Lëvizjes Vetëvendosej, Arjeta Fejza.
Ajo ka thënë se kjo nuk është diçka e re.
Sipas saj, problemi i Haradinajt qëndron se nuk po arrin assesi të kuptojë që kanë ndryshuar gjërat dhe ka mbetur pa pushtet e në rrezik të mbes edhe jashtë kuvendit
“Asgjë e re sa i përket deputetit Ramush Haradinaj, problemi i tij qëndron se nuk po arrin assesi të kuptojë që kanë ndryshuar gjërat dhe ka mbetur pa pushtet e në rrezik të mbes edhe jashtë kuvendit bashkë me partinë e tij.
Këto deklarata të Haradinajt fillimisht nuk i bëjnë nder vet atij, e pastaj e bëjnë edhe qesharak para qytetarëve të vendit sepse qëllimi i tij tashmë veçse është kuptuar. Ndjej keqardhje për nivelin e deklaratave të tij”, shprehet ajo.
Kujtojmë, se Haradinaj ndër tjera kishte thënë, “Mos e harroni një fakt, Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses. Kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotrinë Albin Kurti. Koshtunica si profesor i Kushtetueses, bukur vështirë me besuar që e ka nënshkruar lëndën për Kurtin pa materien e nevojshme. Edhe unë i shoh këto të ndërlidhura dhe pasojat në vazhdimësi”.