Haki Abazi flet për zgjedhjet e 9 shkurtit, zbulon nëse do të jetë pjesë e ndonjë partie politike – jep një paralajmërim!

Politika

Haki Abazi flet për zgjedhjet e 9 shkurtit, zbulon nëse do të jetë pjesë e ndonjë partie politike – jep një paralajmërim!

Nga: M.Haziri Më: 27 gusht 2024 Në ora: 16:00
Haki Abazi

Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Javë më parë me anë të dekretit, e para e shtetit e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin e Kosovës.

Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.

E tashmë që data është vendosur partitë politike veçse kanë filluar fushatat parazgjedhore.

Në lidhje me zgjedhjet në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti Haki Abazi.

I pyetur nëse do të ketë ndryshime të këtyre zgjedhjeve me ato të fundat, ai thotë që duhet të jetë pasojë e një bilanci të realizimit të premtimëve dhe natyres e karakterit të qeverisjes.

Gjithashtu Abazi përmend disa nga vendimet jo të duhura të kësaj qeverie.

Ndryshimi duhet të jetë pasojë e një bilanci të realizimit të premtimëve dhe natyres e karakterit të qeverisjes. Kjo qeveri ka qenë më e dobëta që Kosova ka pasur dhe me konfliktuozja kundrejt sektorit privat, biznesëve dhe shoqërisë civile. Me inat ka trajtuar komunat ku ka humbur zgjedhjet në nivelin lokal. E ka dobësuar demokracinë, drejtësinë dhe ka shaktuar inflacion me çmime enorme për artikujt esencial atëhere ndryshimi është i natyrshëm dhe preventive e vazhdimit të poltikave autokratike e me ideologji të ekstremit të majtë”, u shpreh ai.

Ndërsa se a do të jetë pjesë e ndonjë partie politike, Abazi bëri të ditur që në LVV nuk do të jetë, por premtoi të jetë aktiv.

“Sigurisht që nuk do të jam në Listën e VV. Por do të jam aktiv për të dekostruktuar mashtrimin dhe manipulimin që po bëhet nga brenda VV dhe manipulimi me milicinë e facebook dhe mediave tjera sociale duke përfshirë edhe RTK”, përfundoi Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat