Ish-ushtaraku Muharrem Maralusha ka kritikuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj për të cilin ka thënë se të gjitha kritikat ndaj Kurtit i bën nga mosdija dhe papjekuria politike.
Sipas tij, Kurti është një politikan real dhe SHBA e di se Kurti i ka ‘rrënjët’ thellë në popull dhe atlernativë tjetër nuk ka.
“Shumë krijesa kundër Albinit po deklarohen. Por janë gabim. Albini është një ambient real, këtu ka mbet dhe nuk ka me u zhduk. Ma mirë është që të pajtohemi me realitetin.
Dhe SHBA e di se Albini i ka rojet thellë në popull dhe alternativë tjetër nuk ka.
Ramushi dhe të tjerët e kanë të kot me qëndrime negative ndaj tij. E bëjnë këtë nga mosdija politike dhe nga papjekuria politike dhe nga xhelozia”, thekson ai.
Kujtojmë, se Haradinaj ndër tjera kishte thënë, “Mos e harroni një fakt, Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses. Kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotrinë Albin Kurti.
Koshtunica si profesor i Kushtetueses, bukur vështirë me besuar që e ka nënshkruar lëndën për Kurtin pa materien e nevojshme. Edhe unë i shoh këto të ndërlidhura dhe pasojat në vazhdimësi”.