Geci paralajmëron arrestime nga Specialja, kritikon krerët e LDK-së – përmend grupet kriminale të PDK-së!

Politika

Geci paralajmëron arrestime nga Specialja, kritikon krerët e LDK-së – përmend grupet kriminale të PDK-së!

Nga: N. Sh. Më: 28 gusht 2024 Në ora: 23:12
Gjykata Speciale

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka folur për këtë parti ku ka pasur edhe kritika.

Geci thotë se LDK-ja edhe një dekadë nuk do të fitojë zgjedhjet në Kosovë.

Sipas tij, LDK-ja do të jetë patericë e LVV-së dhe PDK-së.

Geci pyet se a e dinë rugovistët e LDK-së se lufta e parreshtur kundër LDK-së ka zgjatur mbi tri dekada, derisa u gjet njeriu i duhur për ta larguar foton e Rugovës, po atij Rugovës që vetë e ndërtoi shtetin dhe vetë e formoi LDK-në?

Ai tutje pyet se, a e dinin rugovistët e LDK-së se kush ishin ata që iu kishin vërsulë LDK-së për së gjalli të Rugovës për ta marrë kalanë nga brenda.

Por sipas tij, derisa Rugova ishte gjallë ata nuk ia arritën qëllimit.

“A nuk e dinin rugovistët se kush ishin ata të cilët parreshtur luftuan tri dekada për ta sjellë në krye të LDK-së njeriun që e rivrau Ibrahim Rugovën dhe ia varrosi rugovizmin në arkivolin e çeliktë të kufomave? Elektorati rugovist e dinë fort mirë se cilët janë shitësit e LDK-së, kush i bleu dhe si u shitën aq lirë te strukturat kriminale të PDK-së që disa nga ata sot po i mban Haga, e disa ende janë në liri”, thekson Geci.

Ai tutje pohon se, dyshohet se  gjykata e formuar nga vetë ata do t’i mbledhë së shpejti “krushqit e krimit”.

“Elektorati i LDK-së e di fort mirë se kush janë ata që ia dogjën flakë politikisht dhe moralisht fëmijët e Rugovës e që sot kanë mbetur si muze të presin e të përcjellin zuzarë, të cilët kinse shkojnë për t’ia respektuar familjen e tij. Elektorati rugovian e di mirë se si disa nga të ashtuquajturit rugovistë, u blenë me tenderë dhe u bënë milionerë, falë bashkëpunimit me kriminelë që sot janë në Hagë, ndërsa disa tjerë i disciplinoi plumbi në terrin e natës, pikërisht nga këto grupe të PDK-së që vrisnin njerëz me porosi!”, thotë Geci.

Geci thotë se, elektorati i LDK-së e di fort mirë se kush ishin ata që e ndihmuan Isa Mustafën për ta sjellë në krye të LDK-së.

“Mustafa me punën e tij të një dekade, mezi e përmbysi partinë time dhe të Ibrahim Rugovës, duke lënë mbrapa pasardhësit e tij, veçanërisht atë të “Riinvestit” me emrin Abdixhik dhe rrethi i tij të cilët na dolën se kanë marrë obligim për ta shndërruar LDK-n në rrugën e re e Rugovën në Abdixhik. Kjo i bie se edhe një dekadë LDK nuk do të fitojë apo do jetë patericë e VV-së ose e PDK-së”, përfundon Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat