U aludua për largimin nga Vetëvendosje, flet për “Bota sot” deputeti Korenica

Politika

U aludua për largimin nga Vetëvendosje, flet për “Bota sot” deputeti Korenica

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2024 Në ora: 08:03
Foto nga takimi

Se në Vetëvendosje, ka pakënaqesi dhe mos përputhuje idesh kjo është e qartë dhe normale.

Të mërkurën që kaloi u raportua se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe jo vetëm, është larguar nga ky subjekt politik.

Madje, u raportua se ata i janë bashkua Lëvizjes për Bashkim, në koalicion.

Por, një gjë të tillë ai e ka mohuar.

I pyetur nga “Bota sot”, për vërtetësinë e këtij lajmi, ai e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se “Është lajm i pavërtetë!”

Deputetët, Visar Korenica, Eman Rrahmani dhe një grup i deputetëve tjerë të pushtetit dhe opozitës ishin ata që nuk u pajtuan që në Kuvendin e Kosovës të kalonte Kodi Civil, ku një prej neneve lejonte edhe regjistrimin civil të personave të seksit të njëjtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat