Aksioni në veri/ Avokati shqiptar me kundërpërgjigje të ashpër ndaj reagimeve të ndërkombëtarëve – i thumbon me këto fjalë!

Politika

Aksioni në veri/ Avokati shqiptar me kundërpërgjigje të ashpër ndaj reagimeve të ndërkombëtarëve – i thumbon me këto fjalë!

Nga: M.Haziri Më: 31 gusht 2024 Në ora: 22:18
Spartak Ngjela

Autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur të premten pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – pjesë e banuar me shumicë serbe – njoftoi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Ai tha se institucionet paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e "cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Në lidhje me këtë veprim të Qeverisë, ka pasur shumë reagime nga ndërkombëtarët duke mos u pajtuar dhe shprehur paknaqësi.

E për këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai tha se Kosova është shtet i pavarur shqiptar që nga viti 2008 dhe se askush nuk ka të drejtë të cenojë pavarësinë e një shteti të pavarur.

Territori i shtetit të pavarur të Kosovës, nuk është shtrirje, por pavarësi juridike sipas kufijve të vendosur në Kushtetutën e Kosovës, e cila është njohur ndërkombëtarisht.

Kosova, që nga viti 2008, është një shtet i pavarur shqiptar.

Një shtet i pavarur që nuk e shtrin kushtetutën e tij, dhe, të gjithë sistemin ligjor, në tërësinë e tij territoriale, sipas kushtetutës së tij - ky shtet nuk është më një shtet i pavarur.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë të cenojë pavarësinë e një shteti të pavarur”, u shpreh ai.

Më tej, Ngjela thekson që nëse një shtet i pavarur, ligjet që nxjerr duhet t'i formulojë me lejen e ndonjë autoriteti tjetër, ky nuk është shtet i pavarur.

Ndër të tjera nënvizon që ligji i një shteti të pavarur është vullnet i popullit të vet.

“Ligji, sot në Kosovë, është ligj i shtetit të pavarur me emrin Repiblika e Kosovës, dhe ligjet e saj ka të drejtë ekskluzive që t'i nxjerrë vetëm Republika e Kosovës.

Nëse një shtet i pavarur, ligjet që nxjerr duhet t'i formulojë me lejen e ndonjë autoriteti tjetër, ky nuk është shtet i pavarur.

Kosova është shtet i pavarur me kushtetutën e saj.

Askush, përveç Kuvendit të Kosovës, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në formulimin edhe votimin e një ligji.

Sepse - ligji i një shteti të pavarur është vullnet i popullit të vet.

Kjo është normë juridike universale për çdo shtet të pavarur”, përfundoi avokati Ngjela për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat