“Prapavija” e heshtjes së ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, ish - zyrtari i lartë zbulon sinjalin që u përçua te Kosova!

Politika

“Prapavija” e heshtjes së ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, ish - zyrtari i lartë zbulon sinjalin që u përçua te Kosova!

Nga: M.Haziri Më: 8 shtator 2024 Në ora: 22:01
Pikëkalimi kufitar në Jarinjë, nga ana kosovare, mes Kosovës dhe Serbisë, 6 shtator 2024.

Të premten autoritetet e Kosovës i mbyllën për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë - Bërnjak dhe Merdare - pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve të premten pasdite, në shenjë proteste ndaj veprimeve të autoriteteve të Kosovës në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Mirëpo të njejtat pika kufitare u hapen gjatë ditës së djeshme.

Por edhe pse u krijua gjith ai tension në veri të Mitrovicës reagime nga ndërkombëtarët nuk patë.

Kjo natyrisht që mori vëmendjen e opinonit publik.

E në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur ish zyrtari i lartë Izmi Zeka.

Image
Izmi Zeka

Ai shprehet kritikues për ndërkombëtarët që toleruan Serbinë për këto veprime të grupeve kriminale.

Ndër tjera Zeka, do të duhet që reagimet të jenë të ashpra për mbylljen respektivisht bllokimin e lëvizjes së qytetarëve në pikat kufitare që kanë të bëjnë me Serbinë.

Kjo që po ndodh mbase i kalon kufijtë e tolerancës nga ndërkombëtarët. Qarqet serbe në krye me pushtetin në Serbi po luajnë lojën e djallit për të elektrizuar situatën në raport me Kosovën.

Kjo çështje për habinë time sikur po heshtet nga ndërkombëtarët dhe shihet hapur se Serbia po përkëdhelet dhe nga prizmi im Kosova ka humbur miqtë andaj edhe shpjegimet munden me qenë jo koherente në raport me situatën nga ana e tyre.

Do të duhet që reagimet të jenë të ashpra për mbylljen respektivisht bllokimin e lëvizjes së qytetarëve në pikat kufitare që kanë të bëjnë me Serbinë”, u shpreh ai.

Më tej, Zeka shton që heshtja e ndërkombëtarëve karshi Serbisë është një sinjal i qartë se gjërat po ndryshojnë në dëm të interesave tona.

Kosova në rrafshin diplomatik po izolohet kurse Serbia po shihet si aleat. Është brengosëse ngase shihet se interesat po ndryshojnë por edhe qasja e qeverisë së Kosovës në relacionin me ndërkombëtarë ka bërë që të vijmë deri në këtë pikë.

Në veprimet e Serbisë kemi heshtje nga ndërkombëtarët. Kjo heshtje duhet të jetë sinjal i qartë se gjërat po ndryshojnë në dëm të interesave tona. Mbetet të shihet në ditët dhe muajt në vijim se çka do të ndodh në Ballkanin e “trazuar””, përfundoi Zeka për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat