A u harrua Asociacioni? Nga Amerika vjen ‘thirrja’ e fuqishme: Dërgojeni në Gjykatë Kushtetuese, sepse nuk ka...

Politika

A u harrua Asociacioni? Nga Amerika vjen ‘thirrja’ e fuqishme: Dërgojeni në Gjykatë Kushtetuese, sepse nuk ka...

Nga: N.E Më: 9 shtator 2024 Në ora: 22:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është çështja që ka mbetur pezull tash e sa vjet, ndërsa zhvillimet e fundit në veri të vendit, ka bërë që asociacioni të mos jetë temë kryesore.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, javën e kaluar kur ka vizituar Kosovën ka paralajmëruar se do të krijojnë diçka më të madhe në tetor, në Berlin.

Sipas tij, duhet kompromis dhe vullnet për marrëveshje politike, të cilat mund të mos jenë të lehta për Serbinë, por as për Kosovën.

“Ne duam që të krijojmë një diçka më të madhe në tetor në Berlin dhe në javën vijuese do të jem në gjithë rajonin, pas Prishtinës, për të përgatitur rezultate konkrete për popujt në Ballkanin Perëndimor që të ecim përpara së bashku, do të thotë rezultate konkrete për jetën e secilit qytetar në gjithë rajonin”.

“Por, për këtë na duhet kompromisi dhe nganjëherë edhe vullneti për të bërë koncesione, për t’u pajtuar mbi marrëveshje politike, që mund të mos jenë të lehta për Serbinë, apo mund të mos jenë të lehta për Kosovën”, u shpreh ai.

Ekzistojnë zëra që asociacioni mund të jetë “kompromisi i dhimbshëm” për Kosovën, ndërsa nga Amerika japin garanci që ai nuk do të

Pavarësisht zhvillimeve, ekspertë të ndryshëm deklarojnë se asociacioni nuk nënkupton ndarje dhe as bosnjëzim të Kosovës.

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Elmi Berisha, thotë se përfaqësuesit e Kosovës e kanë pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit.

Ai inkurajon kryeministrin që në koordinim dhe konsultime, ta dërgojë draft statutin për asociacionin në gjykatë kushtetuese.

“Duhet të jemi real. Përfaqësuesit institucionalë të Kosovës e kanë pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, ku parashihet edhe formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. Inkurajoj Kryeministrin që në koordinim dhe konsultime por edhe me garanca nga SHBA-të të dërgojë draft statutin për asociacionin në gjykatën kushtetuese e cila është gardiani i rendit kushtetues në Kosovë”, shprehet Berisha.

Image
Elmi Berisha

Sipas tij, asociacioni nuk nënkupton ndarje apo bosnjëzim të Kosovë, kur flet Shtëpia e Bardhë, Senati, kongresi dhe departamenti i shtetit të SHBA-së.

“SHBA-të përmes zyrtarëve më të lartë kanë deklaruar disa herë se nuk ka ndarje dhe as bosnizim të Kosovës, dhe kur flet Shtëpia e Bardhë, Senati, Kongresi dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, atëherë nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen në plotëni, kjo i hapë rrugë Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe pa diskutim në fund të procesit edhe njohjen nga Serbia. Alternativë tjetër nuk ka”, shton Berisha.

Ritheksojmë se asociacioni është marrëveshja “më problematike” e dialogut me Serbinë. Ai ka ndikuar që Kosova të humbë mundësinë e anëtarësimit në KiE, kjo pasi vendet evropiane kanë kërkuar fillimisht hapa konkret rreth kësaj marrëveshjeje, pas atij vendimi nga Kosova janë shprehur se do ta dërgojnë një draft statut për asociacionin në Gjykatë Kushtetuese, por një gjë e tillë ende nuk është bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat