UDB dhe rrëfimet tronditëse nga ish të burgosurit politikë – Avokati e zbërthen situatën: Duhet të konstatohet kjo gjë!

Politika

UDB dhe rrëfimet tronditëse nga ish të burgosurit politikë – Avokati e zbërthen situatën: Duhet të konstatohet kjo gjë!

Nga: M.Haziri Më: 10 shtator 2024 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Gjatë muajit të kaluar, në emisionin "debatplus" ka nisur të publikohet një cikël i intervistave të ish të burgosurve politikë të viteve të 80-ta.

Aty u rrëfyen torturat dhe keqtrajtimi i këtyre të burgosurëve nga UDBA-shët shqiptarë.

Bazuar në këto rrëfime a i duhet Kosovës ligji për lustracion?.

Po ashtu, në vazhdimësi ka pasur akuza se institucionet e Kosovës janë të mbushura qoftë me UDB-ash apo pasardhës të tyre.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Ardian Bajraktari.

Image
Ardian Bajraktari

Ai thotë se shpërfaqja e UDB-shëve me emra dhe mbiemra duhet të konstaohet pavarësësisht se ku janë e çka bëjnë ata në këtë kohë.

Gjithashtu avokati për Lustracionin thotë që është i nevojshëm mirëpo i vonuar në Kosovë.

“Shpërfaqja e udbashëve, me emra e mbiemra, të atyre që me zell të madh i kanë shërbyer sistemit të kaluar, duke ushtruar dhunë e terror ndaj, ish të burgosurit politikë, duhet të konstatohet, pavarësisht se ku janë e çka bëjnë ata në këtë kohë.

Lustracioni, ka për qëllim vlerësimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve publikë, ky proces është edhe i nevojshëm edhe i domosdoshëm, por tek ne, është i vonuar. Ky proces është peng i mungesës së vullnetit politik”, thotë ai.

Në fund, avokati nënvizon që këtij procesi do të duhej t’i paraprinte rregullimi i bazës ligjore, përkatësisht hartimin dhe miratimin e legjislacionit që mundëson lustracionin.

“Këtij procesi do të duhej t’i paraprinte rregullimi i bazës ligjore, përkatësisht hartimin dhe miratimin e legjislacionit që mundëson lustracionin, përmes një procesi të gjerë konsultimesh dhe sa më gjithëpërfshirës”, përfundoi Bajraktari për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat